Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Çipet e reja Ryzen 8040 të AMD përqendrohen tek inteligjenca artificiale

Sot AMD i kujtoi Intel se ka ngelur pas duke prezantuar çipet Ryzen 8040, hardueri i radhës me inteligjencë artificiale.

Çipet e reja Ryzen 8040 të AMD përqendrohen tek inteligjenca artificiale

Janarin e kaluar AMD sfidoi Intel duke lançuar çipet ryzën 7040, procesorët e parë që kishin një njësi neurale përpunimi (NPU) për proceset AI.

Procesorët e vonuar Core Ultra me arkitekturën “Meteor Lake” janë të parët që do të integrojnë në NPU dhe pritet të mbërrijnë më 14 Dhjetor.

Por sot AMD i kujtoi Intel se ka ngelur pas duke prezantuar çipet Ryzen 8040, hardueri i radhës me inteligjencë artificiale.

Çipet Ryzen 8040 shohin në krye të linjës modelin me 8 bërthama Ryzen 9 8945HS dhe janë deri në 1.4 herë më të shpejtë sesa paraardhësit kur bëhet fjalë për performancën në modelet AI Llama 2 dhe AI Vision sipas AMD.

Gjithashtu sipas AMD janë 1.8 herë më të shpejtë sesa Core i9-13900H në gaming dhe 1.4 herë më të shpejtë në krijim përmbajtjeje. Sigurisht testimi i vërtetë do të jetë krahasimi me modelet e reja Core Ultra.

NPU-ja e AMD do të jetë e disponueshme në të gjithë çipet Ryzen 8040 me përjashtim të dy modeleve të segmentit të ulët Ryzen 5 8540U me 6 bërthama dhe Ryzen 3 8440U me 4 bërthama.

Kompania thotë se NPU-ja e Ryzen 7040 quajtur AMD XDNA, është e aftë të arrijë 10 tera operacione për sekondë (TOPS) ndërsa NPU-ja e 8040 deri në 16 TOPS.

Duke folur për 2024, AMD tha se arkitektura e ardhshme e NPU-ve, me emrin ekoduar “Strix Point” do të sjellë 3 herë më shumë performancë në AI gjeneruese.

Por konkurrenti më i vështirë për AMD dhe Intel është Apple, kompani e cila ka integruar NPU në harduerët e saj që prej debutimit të A11 Bionic në 2017-ën si dhe bërë komponent kyç në procesorë për kompjuterët Mac.

NPU në çipet e Apple përshpejton proceset AI, siç ajo në çipet AMD dhe Intel, por gjithashtu ndihmon me Face ID dhe përpunimin e fotove.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

HP Victus Gaming 15.6″, 16GB, 512GB SSD, AMD Ryzen 5

64,990 L
Kurseni: 7,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Lenovo LOQ 15.6″, 16GB, 512GB SSD, Ryzen™ 7

119,990 L
Kurseni: 10,000 L