Plani PC Game Pass prej 9.99 dollarësh do të rritet në 11,99 dollarë në muaj në Shtator. Për Shqipërinë plani i vetëm që ofrohet PC Game Pass do të rritet nga 5.99 dollarë në 7.99 dollarë në muaj.
Microsoft njoftoi rritje të çmimeve për Game Pass, abonimin me pagesë për video lojërat. Gjiganti i gaming, i cili bleu Activision Blizzard për një shumë rekord prej 69 miliardë dollarësh në 2023, tha se pagesa për PC Game Pass do të rriten mes 1-2 dollarë në muaj për plan.
Konkretisht prodhuesi i Xbox ka filluar të njoftojë përdoruesit se prej 12 Shtatorit plani Xbox Game Pass Ultimate do të rritet nga 16,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj.
Plani PC Game Pass prej 9.99 dollarësh do të rritet në 11,99 dollarë në muaj në Shtator. Për Shqipërinë plani i vetëm që ofrohet PC Game Pass do të rritet nga 5.99 dollarë në 7.99 dollarë në muaj.
Gjithashtu ka vendosur të zëvendësojë planin standard në konsolat Xbox dhe gamerat duhet të blejnë Game Pass Ultimate nëse duan lojërat më të fundit.
Lajmi vjen pasi Microsoft njoftoi në Maj se titulli i ri i shumëpritur Call of Duty: Black Ops 6 do të bëhet i disponueshëm për abonentët Game Pass. Analistët thonë se kjo lëvizje është një përpjekje për të tronditur një industri të tërë e cilat është dominuar nga shitja e lojërave fizike.
Game Pass, njëlloj si shërbimi rival i Sony PlayStation Plus, lejon lojtarët e konsolave dhe PC-ve të luajnë qindra lojëra video për një tarifë abonimi mujor.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë