Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Eksperimenti i WhatsApp do të fshijë fotot që keni dërguar në telefonin e dikujt tjetër

WhatsApp është aplikacioni më popullor i komunikimit në botë me mbi 2 miliardë përdorues.

Një përditësim i ri në WhatsApp do të lejojë përdoruesit të fshijnë një imazh, video ose gif në telefonin e dikujt tjetër pasi tua kenë dërguar atë.

Përmbajtja fshihet pasi marrësi ta ketë parë njëherë. Për të përfituar nga opsioni dërguesi duhet të aktivizojë opsionin “View Once” gjatë dërgimit të mesazhit.

Kur të mbërrijë tek marrësi do të jetë i dukshëm vetëm përsa kohë janë në bisedë. Sapo largohen nga biseda një mesazh i cili paralajmëron se përmbajtja do të fshihet do tu dërgohet.

Funksioni është end enë zhvillim si pjesë e versionit beta të WhatsApp në Android. Nuk dihet se kur do të mbërrijë edhe pse vlen të theksohet se opsionet e reja testohen për disa muaj përpara se të ofrohen për të gjithë përdoruesit.

WhatsApp është aplikacioni më popullor i komunikimit në botë me mbi 2 miliardë përdorues.

Mesazhet të fshihet vetë janë një format i iniciuar prej Snapchat në 2011. Facebook, Instagram e kanë adoptuar së fundi këtë model.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Ofertë!

Stunt Car Air Gesture

990 L4,500 L
- 33%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Amazfit Neo

3,990 L
Kurseni: 2,000 L