Monedhë

Kategoritë

4 javë më parë

Emulatori i Sony PSP mbërrin në App Store

Programi ka qenë aktivë prej afro 12 vitesh, por më përpara instalimi në një pajisje iOS ishte i mundur vetëm përmes marifeteve.

Emulatori i Sony PSP mbërrin në App Store

PPSSPP, një aplikacion i cili është i aftë të emulojë lojërat PSP, i është bshkuar një liste të gjatë aplikacionesh emulatorë lojërash retro në App Store.

Programi ka qenë aktivë prej afro 12 vitesh, por më përpara instalimi në një pajisje iOS ishte i mundur vetëm përmes marifeteve.

Por Apple vendosi të lehtësojë politikat e saj duke i hapur rrugë aplikacioneve të tilla në App Store.

Kompania përditësoi udhëzimet për zhvilluesit në fillim të muajit Prill dhe që atëherë kompania ka aprovuar një emulgator si Game Boy and DS dhe PS1.

Aplikacioni është falas për tu shkarkuar, por një version me pagesë Gold prej 5 dollarësh pritet të vijë. Edhe pse ka disa funksionalitete të avancuara, versioni pa pagesë nuk ka asnjë kufizim në eksperiencën që ofron si aplikacion.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: