Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Fortnite do të rikthehet në iPhone për përdoruesit Europianë

Aktualisht çdo përdorues i iPhone mund të shkarkojë aplikacione vetëm nga App Store i Apple.

Fortnite do të rikthehet në iPhone për përdoruesit Europianë

Video loja shumë popullore Fortnite do të rikthehet në iPhone pas katër vitesh mungesë. Zhvilluesit Epic Games do të lejohet të ketë dyqanin e saj të aplikacioneve në pajisjet Apple pas një ligji të ri Europian i dizajnuar për të shtuar konkurrencën.

Aktualisht çdo përdorues i iPhone mund të shkarkojë aplikacione vetëm nga App Store i Apple.

Por Apple nën ligjin e ri Europian duhet të lejojë konsumatorët të aksesojnë dyqane alternative aplikacionesh në iOS në pajisjet e blera në BE nga muaji Mars.

Epic Games tërhoqi lojën hit Fortnite nga App Store për shkak të kundërshtive që kishte me politikat e Apple. Loja nuk ka qenë e disponueshme në App Store që prej 2020-ës edhe pse është e mundur të luhet përmes uebit.

Apple është akuzuar për krijimin e një monopoli duke ju kufizuar mundësitë konsumatorëve dhe zhvilluesve të cilët janë të detyruar të kalojnë vetëm nëpër kanalet e gjigantit të iPhone i cili i tarifon gjithashtu 0 përqind komision.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Slim

46,990 L
Kurseni: 3,000 L
OFERTA ONLINE

Sony PS5 EA SPORTS™ FC 24

5,990 L