Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Gjenerata e 12-të për laptopët, ndizet lufta mes Intel dhe AMD

Në fund pyetja është kjo: Si do të krahasohen çipet Intel Gen12 Alder Lake me procesorët AMD dhe Apple që do të prezantohen gjatë 2022?

Gjenerata e 12-të për laptopët, ndizet lufta mes Intel dhe AMD

Pas debutoi procesorët e hibridë të gjeneratës së 12-të për desktopët në Tetor, Intel është gati ti sjellë edhe tek laptopët.

Procesorët e rinj me emrin e koduar Alder Lake kombinojnë bërthama performance P me bërthamat efikase E në një çip të vetëm.

Ideja është që ky kombinim të menaxhojë më mirë kërkesën për fuqi kompjuterike si përshembull caktimi i bërthamave të performancës për gaming dhe të efikasitetit për livestream.

Përveç përfitimeve në performancë ato sjellin edhe jetëgjatësi më të lartë baterie.

Procesorët Intel Gen12 për laptopët do të kenë maksimalisht 14 bërthama, 6 performance dhe 8 efikasiteti. Aktualisht në vëmendjen kryesore të Intel janë seritë H të gjeneratës së 12-të të cilët shkojnë për laptopët ultraportativë, laptopët gaming dhe Workstation.

Por kompania zbuloi edhe modelet U dhe P të cilët do ti diskutojë më tutje gjatë këtij viti. Në lidhje me veçoritë e reja, Intel Gen12 sjell mbështetje për memorien RAM DDR5-4800 dhe LPDDR5-5200. Por nëse keni për të blerë një pajisje me RAM DDR5, përgatituni të paguani një kosto ndjeshëm më të lartë ndërsa stoku është i kufizuar përgjatë 2022.

Wi-Fi 6E është integruar gjithashtu, pikërisht në momentin e duhur ndërsa routerët e parë 6E me frekuencë 6GHz kanë filluar të qarkullojnë. Dhe sigurisht Thunderbolt 4 siguron një bandwidth prej 40Gbps.

Procesorët Intel Gen12

Modeli më i fuqishëm është Core i9-12900HK i cili është 28% më i shpejtë në gaming dhe ka një avantazh të qartë ndaj ryzën 9 5900HX. Në tërësi procesorët e rinj Intel ofrojnë deri në 40% më shumë performancën sesa Intel Gen11.

Në Hitman 3, një lojë shumë e rëndë për procesorët, Intel Gen12 kishte deri në 8% më shumë FPS përmes prioritizimit të punës. Bërthama P merreshin me detyrat më të rënda ndërsa bërthama E për audion në sfond.

Në produktivitet 12900HK ishte 44% më i shpejtë sesa gjenerata e 11-të në Premiere Pro dhe 30% më i shpejtë në Blender. Statistikat e Intel pretendojnë se Apple M1 Pro, M1 Max dhe Ryzen 9 5900HX qëndrojnë pas Core i9-12900K në Blender.

Por mbetet po aq interesante performanca që mund të marrë Intel nga çipet Core i5 dhe i7. Modeli i5-12450H me 8 bërthama (4P dhe 4E) dhe frekuencë 4.4Ghz linte në hije modelin e vitit të kaluar 11500H. Të dy çipet kanë 12 threads (vetëm bërthamat P kanë hyperthreading) por gjenerata e 12 duhet ta përdorë teknologjinë me më zgjuarsi. Është padyshim një lajm i mirë për ata që nuk duan një kompjuter Core i9.

Arkitektura hibride e Intel gjithashtu mundëson disa konfigurime interesante. Modelet më të shpejta të serive U si Core i7-1265U kanë 2 bërthama performance dhe 8 efikase, duke e bërë teknikisht një çip me 10 bërthama. Ndërsa çipet e serive P kanë deri në 6 bërthama P dhe 8 bërthama E si në rastin e Core i7-1280P.

Çdo procesor ka edhe njësi grafike konkretisht deri në 96 bërthama si çipet Intel Gen11.

Përveç procesorëve për laptopët Intel zbuloi edhe pjesën tjetër të linjës Intel Gen12 duke filluar nga Intel Celeron G6900 deri në Core i9-12900 me 16 bërthama. Intel nuk ka vendosur bërthama efikasiteti tek modelet i3 dhe i5 ku të gjithë janë bërthama P me përjashtim të modeleve K si i5-12600K.

Ende Intel mbetet pas AMD kur flasim për madhësinë e nyjës. Intel Gen12 janë një version i rafinuar i arkitekturës 10-nanometër ndërsa AMD ka ndërtuar çipe 7-nanometër që prej 2019-ës dhe këtë vit synon të arrijë në 5-nanometër. Në fund pyetja është kjo: Si do të krahasohen çipet Intel Gen12 Alder Lake me procesorët AMD dhe Apple që do të prezantohen gjatë 2022?

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: