Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

God of War Ragnarok mbërrin në PC

Gjatë një prezantimi në evenimentin State of Play, Sony tregoi një trailer të aventurës më të fundit të Kratos dhe djalit të tij Atreus.

God of War Ragnarok mbërrin në PC

Sony ka portuar shumë tituj të mëdha nga konsolat në PC kohët e fundit, dhe e radhës do të jetë God of War Ragnarok.

Gjatë një prezantimi në evenimentin State of Play, Sony tregoi një trailer të aventurës më të fundit të Kratos dhe djalit të tij Atreus.

Loja në PC do të ketë fps të zhbllokuar, mbështetje për monitorët ultra të gjerë dhe më shumë efekte vizuale ndërsa do të përfshijë edhe DLC-në e fundit Valhalla.

Mbërritja e God of War Ragnarok nuk është një surprizë e madhe sepse pak vite më parë Sony solli God of War të 2018-ës në PC.

Në aspektin vizual, Sony konfirmoi se do të ofrojë mbështetje për Nvidia RTX DLSS, AMD FidelityFX Super Resolution dhe Intel XeSS. Mbështetja për ekranet e gjera përfshin raportin 32:9.

Loja do të bëhet e dipsonueshme më 19 Shtator, ndërsa mund ta porosisni paraprakisht nga dita e sotme.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 20%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

ASUS Monitor TUF Gaming 32″, QHD, 170Hz

39,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 18%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus ROG Strix Scope RX TKL Mechanical Gaming Keyboard

22,990 L
Kurseni: 5,000 L
OFERTA ONLINE

HAVIT Gaming Chair GC932

14,990 L