Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Google konfirmon disa të dhëna personale të përdoruesve mungojnë në Google Drive

Kompania pranoi problemin ditën e sotme përmes një diskutimi në komunitet dhe beson se vetëm një numër i kufizuar përdoruesish janë prekur.

Google konfirmon disa të dhëna personale të përdoruesve mungojnë në Google Drive

Google thotë se është duke hetuar raportimet e disa përdoruesve të Google Drive të cilët pretendonin se të dhënat e tyre personale ishin zhdukur në mënyrë të papritur nga shërbimi cloud.

Kompania pranoi problemin ditën e sotme përmes një diskutimi në komunitet dhe beson se vetëm një numër i kufizuar përdoruesish janë prekur.

Google thotë se është një problem sinkronizimi për versionet 84.0.0.0 dhe 84.0.4.0 të Google Drive në desktop.

Një prej përdoruesve, i cili humbi të gjitha të dhënat e Google Drive nga muaji Maj deri më sot, zbuloi surprizën e padëshiruar javën e kaluar të cilën e bëri publike në komunitetet e Google.

Ai shpjegonte se ekipi i mbështetjes së Google e udhëzoi drejt procesit të rikuperimit të të dhënave në përpjekje për ti rikthyer por pa sukses.

Aktualisht 192 përdorues kanë klikuar butonin “I have the same question” në postimin komunitar të tij. Përdorues të tjerë reaguan në panik duke thënë se kanë probleme të ngjashme.

Në anëtar i komunitetit të Google paralajmëroi që përdoruesit të mos klikojnë “disconnect account” në Google Drive për desktop. Ai gjithashtu kërkoi që të mos fshihet apo zhvendoset asnjë e dhënë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

112,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L