Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Heqja e karikuesve nga kutia e iPhone ka kursyer 861 mijë tonë mbetje

Vetëm nga heqja e adapterit Apple thotë se ka reduktuar emëtimet nga 25.1 milionë CO2 në 22.6 milionë tonë. Gjithashtu është ulur konsumi i energjisë me 13.9 milionë kWh.

Heqja e karikuesve nga kutia e iPhone ka kursyer 861 mijë tonë mbetje

Apple tha se vendimi për të hequr adaperët e karikimit nga produktet si iPhone 12 do të kursejnë 861 mijë ton bakër, zink e kallaj.

Si rezultat linja iPhone 12 kishte një paketim më vogël. Pretendimet Apple i bëri në një progres raport mjedisor për vitin fiskal 2020.

Vetëm nga heqja e adapterit Apple thotë se ka reduktuar emetimet nga 25.1 milionë CO2 në 22.6 milionë tonë. Gjithashtu është ulur konsumi i energjisë me 13.9 milionë kWh.

Kompania kujtoi se linja MacBook ka 40% materiale të riciklueshme ndërsa 99% e tungstenit të përdorur në iPhone 12 dhe Apple Watch Series 6 është po ashtu i riciklueshëm.

Apple zgjeroi përpjekjet për të reduktuar emëtimet edhe në zinxhirin furnizues ku 110 kompani partnere kanë vendosur të përdorin energji të pastër. Që prej Dhjeorit 90% e tyre kishin reduktuar emëtimet me panelet e ekraneve falë implementimit të teknologjisë kundër F-GHG.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 11 Pro Max

28,990 L35,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 8

6,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L