Instagram filloi testimin e ndërfaqes së re pa tabin Shop në Shtator duke thënë se synon të thjeshtojë eksperiencën e Instagramit për përdoruesit.
Përdoruesit e Instagram së shpejti do të shohin një shiri të rimodeluar të navigimit në pamjen e parë të aplikacionit.
Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Instagram do të heqë tabin Shop nga shirit kryesor në fund të ekranit dhe butoni për krijimin e një postimi të ri do të zhvendoset poshtë në qendër.
Tabi Reels i cili është në qendër të navigimit, do të marrë vendin e tabit Shop.
Instagram filloi testimin e ndërfaqes së re pa tabin Shop në Shtator duke thënë se synon të thjeshtojë eksperiencën e Instagramit për përdoruesit.
Ende kompania thotë se shitblerja do të mbetet pjesë kryesore e rrjetit social.
Njëlloj si platformat e tjera, Instagram ka investuar në mjetet e shitblerjes në përpjekje për ti bërë përdoruesit të blejnë brenda aplikacionit.
Rekomandime të personalizuara të produkteve aktualisht popullojnë tabin Shop të Instagram por që The Information raportoi muajin e kaluar se do të hiqeshin.
Instagram nuk foli për fatin e tabit Shop pas ndryshimit që do të bëhet muajin e ardhshëm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë