Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Instagram ka ruajtur fotot e fshira nga përdoruesi

Rrjeti social reagoi duke thënë se ka qenë një problem i cili tashmë është adresuar dhe Pokharel është shpërblyer me 6,000 dollarë për evidentimin e tij.

Kur fshini diçka në Instagram me ju mendoni se ka marrë fund çdo gjë.

Por hulumtuesi i sigurisë Saugat Pokharel pasi kërkoi një kopje të fotove dhe mesazheve direkte të fshira nga platforma, ai mori edhe disa foto e mesazhe që i kishte fshirë një 1 vit më parë duke treguar se informacionet nuk janë fshirë në të vërtetë nga serverët e Instagram.

Rrjeti social reagoi duke thënë se ka qenë një problem i cili tashmë është adresuar dhe Pokharel është shpërblyer me 6,000 dollarë për evidentimin e tij.

Pokharel zbuloi problemin në Tetor të vitit të kaluar dhe është adresuar vetëm këtë muaj.

Nuk dihet sesa i përhapur është problemi, nëse ka prekur të gjithë përdoruesi apo jo. Saherë që fshijmë diçka online, duhet kohë përpara se të dhëna të eliminohen plotësisht.

Për Instagram kompania thotë se duhen të paktën 90 ditë përpara se të fshihet nga serverët. Hulumtuesit e sigurisë kanë gjetur vazhdimisht probleme të tilla në shërbime të tjera si Twitter.

Në rastin e Instagram problemi u evidentua ndërsa Pokharel kishte tentuar të shkarkonte një kopje të të dhënave nga Instagram. Rrjeti social prezantoi një mjet shkarkimi në 2018-ën në përputhje të rregullores së re të privatësisë GDPR.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Airpods 2nd Generation

10,990 L