Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Intel bëhet përsëri prodhuesi më i madh i çipeve në botë

Raporti i Gartner mbulon dizajnerët e çipeve produktet e të cilëve prodhohen përmes kompanive të kontraktuara ose fabrikave të tyre nëse kanë.

Intel bëhet përsëri prodhuesi më i madh i çipeve në botë

Ndërsa 2023 mund të konsiderohet si vit i madh për industrinë e gjysmëpërçuesve, në të njëjtën kohë ishte një fitore e vogël për Intel ndërsa mori kurorën e kompanisë më të madhe në botë të çipeve nga Samsung.

Të dhënat nga Gartner publikuar ditën e djeshme tregon një 2023 të fortë për Intel ku të ardhurat e kompanisë arritën në 48.7 miliardë dollarë përballë 39.9 miliardë dollarë të Samsung.

Raporti i Gartner mbulon dizajnerët e çipeve produktet e të cilëve prodhohen përmes kompanive të kontraktuara ose fabrikave të tyre nëse kanë.

Nga raporti është përjashtuar TSMC sepse nuk dizajnon produktet e saj apo konkurron me konsumatorët.

Sipas Gartner Samsung tashmë është numri dy për nga të ardhurat pasi pësoi një rënie vjetore me 37.5 përqind në 2023. Edhe të ardhurat e Intel ranë por në mënyrë më të kontrolluar prej 16 përqind.

Qualcomm ishte kompania e tretë më e madhe me të ardhura 29 miliardë dollarë, 5 miliardë më shumë sesa Nvidia.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 32GB, 1TB SSD, Core i9

159,990 L
Kurseni: 15,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 20,000 L