Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

iOS 17.2 po vjen: Kush janë veçoritë e reja që sjell

Versioni më i fundit i sistemit operativ sjell aplikacionin e shumëpritur Journal ku mund të mbani informacionet tuaja të çmuara duke ruajtur të dhënat tuaja private.

iOS 17.2 po vjen: Kush janë veçoritë e reja që sjell

iOS 17 është pranë debutimit me softueri i ri për iPhone mund të mbërrijë që nga java e ardhshme. Sipas MacRumors, versioni kandidat i iOS 17.2 është dërguar tek zhvilluesit me 5 Dhjetor.

Ndërkaq së fundi Apple lançoi iOS 17.1.2 si një përditësim urgjent sigurie përpara se iOS 17.2 të sillte veçori të reja në iPhone siç është aplikacioni Journal.

Ky version i sistemit operativ përmban disa përmirësime të aplikacioneve si AirDrop, Weather, Camera, dhe Apple Music si dhe përditësime madhore sigurie.

Këto janë disa prej veçorive të reja që mund të prisni nga debutimi i iOS 17.2

iOS 17.2 Contact Key Verification

Një prej veçorive më të spikatura që po vjen në iOS 17.2 është Contact Key Verification në iMessage. I synuan si një ndihmesë përballë problemit në rritje të përgjimeve, funksionaliteti i ri i sigurisë së iPhone parandalon hakerët të dëgjojnë apo lexojnë bisedat në iMessage nëse kanë arritur të thyejnë serverët cloud.

Pasi të keni përditësuar në iOS 17.2 de aktivizuar Contact Key Verification, do të merrni një njoftim nëse dikush mund të përgjojë bisedat.

Gjithashtu mund të përdorni Contact Key Verification për të konfirmuar nëse po flisni me personin e synuar.

Contact Key Verification mund të aksesohet duke shkuar në Settings > Your Name > Contact Key Verification.

iOS 17.2 rregullime problemesh dhe përditësime sigurie

Pak njerëz kanë raportuar probleme me iOS 17 dhe ndërsa konsiderohet si efekt anësor me softuerët në iPhone e rinj, këto probleme mund të jenë irrituese.

Me iOS 17.2 pritet që Apple të ketë përfshirë rregullime problemesh, siç është problemi me Wi-Fi që është akoma ekzistent.

Ndërkaq iOS 17.2 duhet të sjellë edhe përditësime sigurie për iPhone.

Aplikacioni Journal në iOS 17.2

Versioni më i fundit i sistemit operativ sjell aplikacionin e shumëpritur Journal ku mund të mbani informacionet tuaja të çmuara duke ruajtur të dhënat tuaja private.

Aplikacioni mund të kyçet me Face ID ose Touch ID ndërsa me iCloud Sync siguroheni që të dhënat janë enkriptuar dhe nuk lexohen nga të tjerë.

iOS 17.2 mund të mbërrijë brenda pak ditësh ndërsa njoftimi për përditësimin mund të shfaqet nga momenti në moment në iPhone tuaj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L