Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

iOS 17.2 sjell standardin Qi2 të karikimit wireless në iPhone 13 dhe iPhone 14

Kompania thotë se iPhone 15 dhe 15 Pro ofrojnë mbështetje për Qi2 por aktualisht nuk ka karikues Qi2 për të blerë.

iOS 17.2 sjell standardin Qi2 të karikimit wireless në iPhone 13 dhe iPhone 14

Apple dërgoi përditësimin e iOS 17.2 i cili do të sjellë mbështetjen për standardin e karikimit wireless Qi2 në iPhone 13 dhe iPhone 14.

Kompania thotë se iPhone 15 dhe 15 Pro ofrojnë mbështetje për Qi2 por aktualisht nuk ka karikues Qi2 për të blerë.

Me Qi2 shpejtësia e karikimit rritet në 15W. Për telefonët Android do të thotë karikim më i shpejtë wireless dhe qasje në një ekosistem të madhe karikuesish wireless magnetikë.

Për iPhone do të thotë shpejtësi karikimi në nivelin e MagSafe pa paguar çmimet e MagSafe. Aktualisht nëse karikoni iPhone me një karikues magnetik wireless që nuk ka certifikimin MagSafe, shpejtësitë nuk kalojnë 7.5W por nëse përdorni një karikues MagSafe mund të shikoni shpejtësi deri në 15W.

Ajo që mbetet për tu parë është çfarë shpejtësish do të merrni me iPhone 13 dhe iPhone 14 përmes karikuesit Qi2. Ndërsa Apple ka konfirmuar se familja iPhone 15 karikohet me 15W në Qi2, nuk ka konfirmuar ende për modelet e kaluara iPhone.

Kujtojmë se Apple ka lançuar versionin kandidat të iOS që vjen disa ditë përpara se softueri të bëhet publikisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L