Në të vërtetë një person raportoi se kishte parë foto që prej 2010-ës të rikthehen sikur të jenë bërë së fundi.
Apple sapo lançoi një përditësim për iOS (dhe iPadOS) për të adresuar problemin e çuditshëm që u shfaq javën e kaluar.
Kur iOS 17.5 debutoi, disa përdorues vunë re se fotot që kishin fshirë u rishfaqën në librarinë e tyre Photos dhe iOS 17.5.1 premton ta adresojë këtë problem.
Siç Apple thotë, përditësimi adreson një problemi të rrallë ku fotot të cilat pësuan një korruptim të databazës mund të rishfaqen në librarinë Photos edhe në janë fshirë.
Ishin përdoruesit e Reddit ata që raportuan të parët se fotot e tyre fshirë jo javë dhe muaj më parë, por vite më parë ishin rikthyer në pajisjet e tyre.
Në të vërtetë një person raportoi se kishte parë foto që prej 2010-ës të rikthehen sikur të jenë bërë së fundi.
Apple nuk ka ofruar detaje përtej faktit se iOS 17.5.1 adreson këtë problem.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë