Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

iOS 18 rrit ndjeshëm performancën AI të modeleve iPhone 15 Pro

Tani që iOS 18 debutoi në fazë eksperimentale, u mësua se motori neural (NPU) në iPhone 15 Pro Max është 25 përqind më i shpejtë sesa më parë.

iOS 18 rrit ndjeshëm performancën AI të modeleve iPhone 15 Pro

Lançimi i iOS 18 nga Apple na dha më shumës sesa kishim kërkuar ndërsa qasja e kompanisë ndaj përdoruesit ka ndryshuar në vitet e fundit. Apple vendosi një kufizim për funksionalitetet e saj të platformës Apple Intelligence, duke kërkuar të keni një iPhone 15 Pro me çipin A17 Pro dhe një njësi NPU më të fuqishme sesa paraardhësit.

Tani që iOS 18 debutoi në fazë eksperimentale, u mësua se motori neural (NPU) në iPhone 15 Pro Max është 25 përqind më i shpejtë sesa më parë.

iOS 17 siç duket nuk ka arritur të përfitojë plotësisht nga avantazhet e çipit A17 Pro në modelet iPhone 15 Po, diçka që nuk e kemi ditur deri në momentin që iOS 18 debutoi.

Sipas vëzhgimeve është vënë re një rritje me 25 përqind e performancës së NPU-së në iPhone 15 Pro, një përmirësim i cili duhet të ndihmojë më tepër në proceset AI të Apple Intelligence.

Përmirësimi i performancës AI në iOS 18 krahasuar me iOS 17

Një rezultat në Geekbench për Core ML Neural Inference Score në iPhone 15 Pro Max ka qenë 6,000 pikë në iOS 17.4.1. megjithatë pas përditësimit të pajisjet në betan e parë të iOS 18, u vu re një rritje e konsiderueshme e këtij rezultati testues në 7,816 pikë.

Siç duket Apple ka mbajtur të fshehtë fuqinë e vërtetë të A17 Pro ndërsa ekspozimi i saj do të kishte qenë i tepërt dhe që iOS 17 nuk do të kishte arritur ta shfrytëzonte potencialin e plotë.

Modelet e ardhshme iPhone 16 Pro do të kenë çipin A18 Pro i cili sjell përmirësime të tjera në tavolinë, përfshirë një NPU edhe më të fuqishme.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPad 7th Gen, 10.2″ Wi-Fi+Cellular, 32GB

23,990 L24,990 L