Madje kompania ju ka thënë prodhuesve të ndalojnë përkohësisht prodhimin e pjesëve specifike të iPhone 12 mini ndërsa komponentë të tjerë janë dërguar në modelet iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.
Apple do të reduktojë ndjeshëm prodhimin e iPhone 12 mini në 6 muajt e parë të 2021 sipas një raporti të fundit të Nikkei. Raportohet se Apple do të prodhojë afro 70% më pak iPhone 12 mini sesa kishte planifikuar fillimisht.
Në tërësi për shkak të performancës së dobët të iPhone 12 mini, prodhimi i planifikuar i iPhone 12 do të reduktohet me 20%. Madje kompania ju ka thënë prodhuesve të ndalojnë përkohësisht prodhimin e pjesëve specifike të iPhone 12 mini ndërsa komponentë të tjerë janë dërguar në modelet iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.
Edhe me këto reduktime linja iPhone 12 e këtij viti vendosi rekorde. Nikkei sugjeron se kompania do të prodhojë 75 milionë njësi në gjashtë muajt e parë të 2021 në një total prej 230 milionë, një rritje me 11.6% krahasuar me iPhone 11.
Një arsye e performancës së dobët të iPhone 12 mini është edhe suksesi i iPhone 11 me jetëgjatësi superiore baterie dhe 100 dollarë më lirë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë