Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Ja sesi të publikoni foto në Instagram përmes shfletuesit desktop të Chrome

E gjitha që kanë nevojë është të kalojnë shfletuesin nga modaliteti desktop në mobile.

Nëse është diçka që Instagram e ruan jashtzakonisht shumë, është ngarkimi i fotove në llogarinë tuaj. Si rezultat i kufizimeve në API, e vetmja mënyrë për të ngarkuar foto në Instagram është përmes aplikacioneve iOS dhe Android.

Të paktën deri në këtë moment. Por përdoruesit e Chrome me një marifet të vetëm mund të anashkalojnë këtë kufizim dhe të publikojnë foto pa një pajisje mobile. E gjitha që kanë nevojë është të kalojnë shfletuesin nga modaliteti desktop në mobile.

Hapi i Parë

Hapni Instagramin në sfhletuesin tuaj dhe sigurohuni që jeni të kyçur në llogari. Navigoni në View > Developer > Developer Tools. Për këtë mund të përdorni butonat Ctrl + Shift + I në kompjuter Windows ose Cmd + Alt + I në Mac.

Hapi i Dytë

Përdorni komandatat Ctrl + Shift + M në Windows ose Cmd + Shift + M në Mac për të kaluar në pamjen mobile. Është e domosdoshme që të mbani Developers Tools të hapur në mënyrë që të vijoni përdorimin e ndërfaqes mobile. Mbyllja e tij kthen Instagramin në versionin desktop.

Tashmë mund të qaseni në Instagram sikur të jeni nga një telefon mobil. Madje mund të klikoni ikonën e kamerës për të ngarkuar foto nga kompjuteri.

Hapi i Tretë

Pasi të keni ngarkuar foton mund të vendosni formatin që dëshironi të mbani, në formë katrore apo origjinale. Fakti pse mund të ngarkoni foto kjo nuk do të thotë se mund të përdorni mjetet e editimit të aplikacionit mobil.

Pasi të klikoni butonin Next mund ti vini një titull apo paragraf përshkrues dhe ta publikoni së bashku me hashtag-et e Instagram. /PCWorld Albanian

Dil i kënaqur me: