Në tërësi sistemet operative të Microsoft gjenden në 87.03% të pajisjeve. Mac OS vjen i dyti me 8.95% dhe Linux me 3.57%.
Windows 7, lançuar për herë të parë në 2009, pati një adoptim të lartë krahasuar me versionin e kaluar Windows Vista dhe popullariteti i saj la në hije edhe dy gjeneratat e ardhshme si Windows 8 dhe Windows 8.1.
Në 2015-ën mbaroi mbështetja e përgjithshme dhe për 5 vitet në vijim mori vetëm përditësime sigurie dhe mbështetje teknike deri në 14 Janar 2020.
Ndërsa Microsoft e ka braktisur tashmë, përdoruesit ende jo.
Sipas NetMarketShare, Windows 7 është instaluar në 23.34% të pajisjeve, vetëm 2% më pak sesa ishte në Janar.
Përdorimi i lartë i Windows 7 nuk është lajmi i keq për Windows 10. Microsoft më në fund ka arritur objektivin e 1 miliardë pajisjeve me Windows 10 në muajin Mars duke humbur parashikimin me 20 muaj.
Windows 10 është rritur gradualisht dhe tani qëndron në 59.37% të pajisjeve. Windows 8.1 vijon rënie edhe pse është instaluar në 2.87%.
Windows XP ka një përqindje tregu prej 0.82% dhe një numër shumë i vogël përdor Windows Vista.
Në tërësi sistemet operative të Microsoft gjenden në 87.03% të pajisjeve. Mac OS vjen i dyti me 8.95% dhe Linux me 3.57%.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë