Kartat grafike RX 7000 do të sjellin një rritje të ndjeshme performance dhe mund të jenë çipet e para që i afrohet frekuencës prej 4Ghz.
AMD konfirmoi se debutimi i kartave të reja grafike RX 7000 bazuar në arkitekturën RDNA 3 do të bëhet më 3 Nëntor. Njoftimi vjen vetëm pak orë përpara se Nvidia të zbulojë gjeneratën e re të kartave grafike GeForce RTX 40.
Lajmi u nda nga zëvendës presidenti i Radeon, Scott Herkelman në rrjetin social Twitter. Ndërsa informacionet zyrtare rreth këtyre kartave grafike mungojnë, kompania tha se në ditët në vijim do të ofrojë detaje.
Kartat grafike RX 7000 do të sjellin një rritje të ndjeshme performance dhe mund të jenë çipet e para që i afrohet frekuencës prej 4Ghz.
AMD ka thënë se rritja e performancës do të jetë masive deri në 50% më shumë për vat krahasuar me RDNA 2.
Disa prej tipareve të këtyre kartave grafike janë:
AMD Navgi 31 GPU, me emrin e koduar Plum Bonito, do të jetë çipi flagship i RDNA 3 dhe do të implementohet në kartat grafike si RX 7900XT.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë