Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Këto janë pajisjet e para Wi-Fi 7 që mund të blini

Aleanca Wi-Fi ofron një databazë të kërkueshme për pajisjet e certifikuara dhe disa e kanë marrë tashmë aprovimin për standardin e ri.

Këto janë pajisjet e para Wi-Fi 7 që mund të blini

Aleanca Wi-Fi njoftoi në fillim të panairit vjetor të teknologjisë CES mbajtur javën e kaluar se ka filluar të certifikojë pajisjet e para Wi-Fi 7.

Duke mos pasur një certifikim, nuk do të thotë se pajisjet nuk funksionon, por nga ana tjetër nuk janë konfirmuar se funksionojnë pa asnjë problem, kryesisht me pajtueshmërinë e pajisjeve të ndryshme Wi-Fi.

Aleanca Wi-Fi ofron një databazë të kërkueshme për pajisjet e certifikuara dhe disa e kanë marrë tashmë aprovimin për standardin e ri.

Nëse keni një Samsung Galaxy S23 Ultra, atëherë ju keni një smartfon Wi-Fi 7. Adapteri i rrjetit Qualcomm FastConnect 7800 tashmë është certifikuar për standardin e ri Wi-Fi i cili është i përfshirë në flagshipin e fundit Samsung të 2023.

I vetmi problem është se Samsung vetë nuk e ka aktivizuar funksionalitetin dhe nëse e bën do të ishte një përditësim i madh edhe sikur të merrte vetëm gjysmën e 5.8Gbps shpejtësi që Qualcomm pretendon.

Nëse planifikoni të blini një laptop këtë vit, gjasat janë që të merrni një model të certifikuar me Wi-Fi 7. Në CES 2024 Intel prezantoi kartat e reja Wi-Fi BE200 dhe që erdhën në modelin Razer Blade 16.

Intel pretendon se kjo kartë rrjeti mbështet shpejtësi 5.8Gbps në bandën 6Ghz. Disa router Wi-Fi 7 tashmë janë në treg. TP-Link ofron Deco Be85 dhe Archer BE800.

Ky i fundit është një router me tre banda, dy porta 10Gbps dhe dy porta 2.5Gbps. ndërkaq Deco BE85 është një router i dedikuar mesh që përdor teknologjinë e TP-Link. Për dy pajisje të tilla duhet të paguani 999 dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L