Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Lenovo sfidon Asus ROG Ally dhe Steam Deck me Legion Go

Në zemër të Legion Go është APU-ja AMD Ryzen Z1, i njëjti çip që fuqizon Asus ROG Ally dhe vjen me 16GB RAM DDR5 dhe 256GB memorie M.2 Gen4.

Lenovo sfidon Asus ROG Ally dhe Steam Deck me Legion Go

Kemi parë Asus dhe Logitech të përfshihen, por tani Lenovo dëshiron një pjesë të tregut që Steam Deck synonte kur debutoi.

Lenovo Legion Go është një tjetër kompjuter portativ gaming Windows fuqizuar nga AMD por me disa pjesë Premium dhe avantazhe. Krahas kontrollorëve në të djathtë dhe të majtë, si Nintendo Switch, dizajni gjithashtu përdor një farë konfigurimi me maus gaming.

Lenovo do të shesë krahas pajisjes edhe një set syzesh VR që shërbejnë si një ekran gjithëpërfshirës.

Në zemër të Legion Go është APU-ja AMD Ryzen Z1, i njëjti çip që fuqizon Asus ROG Ally dhe vjen me 16GB RAM DDR5 dhe 256GB memorie M.2 Gen4.

Çipi fuqizon ekranin 8.8-inç 2560×1600 IPS me frekuencë rifreskimi prej 144Hz dhe ndriçim ekrani prej 500-nits. Është një hap i madh përpara krahasuar me ekranin 7-inç 800p 60Hz të Steam Deck dhe ekrani 1080p 120Hz të Ally duke ruajtur të njëjtat përmasa të pajisjes.

Por nuk janë vetëm numrat ato që synojnë të shesin Legion Go. Krahas butonëve standard të një konsole portative, pjesa e majtë e pajisjes përfshin dy butona ekstra të programueshëm.

Pjesa e djathtë ka një touchpad, katër butona ekstra ngjashëm me ndërfaqen e një mausi gaming së bashku me rrotën e një mausi. Lenovo thotë se kjo ndërfaqe, e quajtur “FPS Mode” është për ata të luajnë lojës “First Person Shooter.”

Pajisja ushqehet nga bateria 49.2 vat-orë dhe mund të karikohet në 70 përqind për gjysmë ore. Dy portat USB-C lejojnë jo vetëm karikimin por edhe lidhjen e aksesorëve në të njëjtën kohë.

Së fundi syzet VR që plotësojnë konsolën mund të lidhen përmes USB-C dhe të ofrojnë një pamje OLED 1080p me 60Hz. Edhe pse nuk është një pajisje aq e avancuar sa pajisjet VR, ofron nivele të ngjashme me TCL Nextwear ose RayNeo XR. Dhe falë USB-C mund të funksionojë edhe me pajisje të tjera si laptopë, tabletë dhe smartfonë.

Legion Go del në shitje në Tetor për 699 dollarë për konfigurimin bazë po aq sa ROG Ally por më shumë sesa Steam Deck në 400 dollarë. Ndërkaq syzet Legion Glasses do të kushtojnë 329 dollarë më tepër.

Copyright: © PCWorld Albania