Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Linkedin lançon në platformë bisedat zanore “të stilit” Clubhouse

Me zhvillimet e fundit Linkedin synon që t’ju ofrojë krijuesve një mekanizëm për të zgjeruar shtrirjen e tyre tek komuniteti.

Linkedin lançon në platformë bisedat zanore “të stilit” Clubhouse

Linkedin filloi testimet e bisedave zanore të ngjashme me Clubhouse në Janar të këtij viti ndërsa tani ka vendosur ta zgjerojë funksionalitetin.

Një përditësim i fundit pritet të sjellë bisedat e zanore për të gjithë krijuesit të cilët mund të hostojnë tematika të ndryshme për sa kohë janë në një linjë me politikat e platformës duke përdorur “Creator Mode.”

Njëlloj si me Clubhouse, krijuesit në Linkedin mund të përgatisin eventet e tyre audio paraprakisht. Evente të ngjashme por me video janë në zhvillim nga platforma edhe pse Linkedin nuk ka dhënë detaje përtej kësaj.

Ekspansioni vjen ndërsa rrjeti social profesional po zhvendos vëmendjen drejt krijuesve. Kompania thotë se janë mbi 10 milionë njerëz që përdorin “Creator Mode” në Linkedin, pothuajse dyfishin e asaj që ishin në Mars.

Me zhvillimet e fundit Linkedin synon që t’ju ofrojë krijuesve një mekanizëm për të zgjeruar shtrirjen e tyre tek komuniteti.

Copyright: © PCWorld Albania