Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Madhësia e ekraneve Samsung sjell kinemanë në shtëpinë tuaj

Teknologjia e tingullit Object Tracking Sound Pro, që vjen në këto dy modele televizorësh, siguron që tingulli të ndjekë veprimin e figurës dhe në përputhje me ngjyrat, ju vendos ju në qendër ku zhvillohet veprimi dhe ju dhuron një eksperiencë gjithëpërfshirëse.

Madhësia e ekraneve Samsung sjell kinemanë në shtëpinë tuaj

Ekran me përmasa të mëdha është veçoria kryesore që të gjithë kërkojnë teksa janë duke përzgjedhur televizorin e ri, prandaj ne ju prezantojmë  modelet e televizorëve Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77”, të cilët vijnë plot stil, për tu përshtatur në të gjitha ambientet e brendshme të shtëpisë tuaj.

Këto modele televizorësh përfaqësojnë tendencat e fundit, që të gjithë kërkojnë në një televizor, për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë e kujtdo.

Dizajn modern

Televizorët Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77” karakterizohen nga dizajni elegant Infinity One, i cili e çon përvojën tuaj të shikimit në një tjetër nivelin me profilin e tij jashtëzakonisht të hollë. Kjo linjë televizorësh  dallohet për kornizat minimaliste, profil të hollë dhe të sheshtë të pjesës së pasme, të cilat përshtaten me çdo ambient të brendshëm, pavarësisht nga madhësia e hapësirës.

Cilësi e lartë e figurës

Pavarësisht nëse po shikoni një film apo programe të ndryshme, ndriçimi i duhur është çelësi për t’u zhytur në një përvojë argëtuese. Televizorët Samsung Neo QLED 98”dhe Samsung OLED 77” ofrojnë cilësi brilante e figurës  4K, të  plotësuar nga 20 rrjete të integruar algoritmesh, të cilat do ta shndërroj parjen e filmave, në aktivitetin tuaj të preferuar. Teknologjia inovative e Samsung mundëson të zeza të thella të pakrahasueshme, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga Quantum Dot, për të ofruar detaje të pakrahasueshme të figurës.

Për më tepër, këto modele televizorësh vijnë të pajisur me telekomandën SolarCell, me panel diellor , e cila karikohet me rrezet e diellit dhe ndriçimin e brendshëm, duke eliminuar kështu nevojën për të ndryshuar bateritë herë pas herë.

Tingujt gjithëpërfshirës

Zëri gjithashtu nuk do tingëllojë më njësoj. Teknologjia e tingullit Object Tracking Sound Pro, që vjen në këto dy modele televizorësh, siguron që tingulli të ndjekë veprimin e figurës dhe në përputhje me ngjyrat, ju vendos ju në qendër ku zhvillohet veprimi dhe ju dhuron një eksperiencë gjithëpërfshirëse.

Nga ana tjetër, modaliteti më i ri, Q-Symphony, vesh hapësirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit, duke ju dhuruar harmoni të përsosur. Nëse dëshironi që tingujt e ekranit tuaj të jenë shumë dimensional, duke treguar çdo detaj me qartësi dhe thellësi të pakrahasueshme, soundabare-t Dolby Atmo, të cilat janë kryesojnë tregun global për të 9 vit radhazi, janë zgjedhja ideale.

Me televizorët Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77”  ju mbetet vetëm të kujdesi për relaksin tuaj. Modaliteti SmartThing, kontrollon dhe monitoron të gjitha pajisjet Smart të ndërlidhura në shtëpinë tuaj dhe gjithashtu ju jep mundësinë të optimizoni dhe personalizoni cilësime të ndryshme sipas preferencave tuaja, duke pasur kontroll dhe  monitorim të të gjithë shtëpisë.

Ndihuni të sigurt me platformën Knox

Gjithashtu, falë platformës Knox, e cila është një veçori softuerike e integruar në televizorët Samsung, pajisjet tuaja do të jenë të sigurta nga kërcënimet, si vjedhjet apo hakimet dhe viruset e ndryshëm. Për më tepër, përditësimet e rregullta, ju ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme të të dhënave konficendiale dhe të ndjeshme  të përdoruesve, të cilat ndodhen në televizorë, por edhe të pajisjve të tjera të ndërlidhura me to.

Për më shumë informacion rreth televizorëve Samsung, ju lutem vizitoni linkun.

Copyright: © PCWorld Albania