Kamerat e çastit mishërojnë magjinë e fotograisë: me shtypjen e një butoni të diafragmës, ju mund të kapni botën përreth jush dhe të shihni rezultate të prekshme në pak sekonda. Për printime me cilësi të lartë, stil retro dhe çmim të arsyeshëm, Fujifilm Instax janë zgjedhja e shkëlqyer.
Mini 12, ndër kamerat më të fundit në treg të kësaj kategorie, vjen me ndryshime në dukje të vogla por që në performancë rezultojnë të mëdha. Fujifilm ka përmirësuar paralaksin e aparatit për të funksionuar edhe nga afër, kjo do të thotë se ajo që shihni është ajo që do merrni, duke eleminuar mundësinë e pamjeve jo të bukura të inkuadruara keq. Përmirësime të tjera përfshijnë një kontroll të ri automatik të blicit që përllogarit nivelet e ndriçimit dhe ndizet vetëm kur nevojitet. Për këdo që kërkon një mënyrë drejt fotografisë analoge Mini 12 i përshtatet më së miri. Ka operim të lehte me një buton, përfshin një pasqyrë të vogël për selfie dhe mbi të gjitha vjen me çmim mjaft ekonomik. Këto kamera nuk janë aspak të komplikuara prej fillimit pasi gjithçka është automatike, nga ekspozimi, fokusi dhe krijimi i fotografive.
Dizajni i këtyre kamerave është gjithashtu një tërheqës i madh në treg për çdo moshë dhe gjini. Me 5 ngjyra pastel të disponueshme, trup drejtkëndor por me cepa të harkuar dhe detaje retro, peshë të lehtë dhe rezistencë të lartë. Këto dhe shumë veçori e bëjnë Instax Mini 12 aparatin ideal për ëdo të apasionuar me fotografinë, fëmijët entuziastë për të provuar dhe mësuar dicka të rë plot argëtim, si dhe këdo që dëshiron të mos humbasë asnjë kujtim nga udhëtimet e tij.
Fotot e realizuara me Instax Mini 12 do ju japin gjithmonë një ndjesi nostalgjie, ato nuk kanë pamjen gjithmonë të qartë në çdo dëtaj dhe me ngjyrat e sakta si aparatet fotografike profesionale dhe kjo është arsyeja pse të gjithë i duan aparatet Instax. Të thjeshta për tu përdorur, ëmimi më i mirë në treg, dizajni tërheqes dhe bateria jetëgjatë i bëjnë këto aparate të adhurueshme.
Nëse dëshironi të bëni tuajën një prej tyre ejani tek Shpresa Al ose vizitoni faqen tonë të web-it. Si gjithmonë Shpresa Al sjell më të mirën për ju dhe çdo gjë qe ju mund të dëshironi ajo e mundëson. Të gjitha ngjyrat të disponuëshmë, aksesorë dhe filma për të mos rreshturi së kapuri çdo kujtim dhe duke mos lejuar asnjeherë të mbarojë argëtimi.
Për të parë gjithë gamën e produkteve Instax Fujifilm kliko këtu
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë