Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

Modelet janë të bazuara në dizajnin HSTN të Oakley dhe përshhkruhen si produkti i parë i Meta dedikuar atletëve dhe fansave. Edicioni i limituar Oakley Meta HSTN me ngjyrë të artë kushton 499 dollarë dhe do të shiten prej datës 11 Korrik.

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

Pas disa muajsh spekulime, Meta zyrtarisht ka prezantuar syzet e reja inteligjente me Oakley. Syzet inteligjente kanë dyfishin e jetëgjatësisë së baterisë së Meta Ray-Ban dhe mund të regjistrojnë video 3K.

Modelet janë të bazuara në dizajnin HSTN të Oakley dhe përshhkruhen si produkti i parë i Meta dedikuar atletëve dhe fansave. Edicioni i limituar Oakley Meta HSTN me ngjyrë të artë kushton 499 dollarë dhe do të shiten prej datës 11 Korrik.

Pjesa tjetër e koleksionit do të mbërrijë drejt fundit të verës dhe kushtojnë 399 dollarë. Zyret kanë një kamër ballore, altoparlantë dhe mikrofonë. Përdoruesit mund ti përdorin ato për të dëgjuar muzikë, realizuar foto dhe dërguar apo pranuar thirrje telefonike.

Ato karakterizohen nga Meta AI, chatbotin me inteligjencë artificiale ku përdoruesit mund ti kërkojnë informacion apo ti kërkojnë të regjistrojë video.

Kanë një jetëgjatësi baterie prej 19 orësh. Gjithashtu karikohen 50 përqind për 20 minuta si dhe kanë një këllëf që ofron 48 orë jetëgjatësi baterie shtesë.

Syzet janë në gjashtë modele të ndryshme ngjyrash dhe formash. Ato do të shiten në SHBA, Kanada, Britani, Irlandë, Francë, Itali, Spanjë, Austri, Belgjikë, Australi, Gjermani, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë. Në fund të vitit do të shiten edhe në Meksikë, Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Meta Quest 3 (512GB)
OFERTA ONLINE

Meta Quest 3 (512GB)

49,990 L
 
Apple iMac 24" 4.5K, 16GB, 256GB SSD, M4, 10-Core GPU
DEAL OF THE DAY

Apple iMac 24″ 4.5K, 16GB, 256GB SSD, M4, 10-Core GPU

Price range: 139,990 L through 149,990 L
 
Apple iMac 24" 4.5K, 16GB, 256GB SSD, M4, 8-Core GPU
OFERTA ONLINE

Apple iMac 24″ 4.5K, 16GB, 256GB SSD, M4, 8-Core GPU

Price range: 129,990 L through 139,990 L