Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Meta përgatitet për lançimin e aplikacionit Threads në Europë

Një zgjerim në Europë padyshim do të rriste bazën e përdoruesve dhe ndërveprimin në Threads por vetëm koha do të tregojë se deri në çfarë mase do të rritet.

Meta përgatitet për lançimin e aplikacionit Threads në Europë

Photo Source: AA via Getty Images

Meta ka vendosur ti përmbahet rregullave Europiane përpara se të sjellë aplikacionin Threads në vendet anëtare.

Sipas Wall Street Journal, Meta do të ofrojë aplikacionin Threads në Europë në Dhjetor i cili do të jetë në përputhje me politikat Europiane duke ju dhënë përdoruesve qasje në platformë por pa krijuar një llogari.

Threads fillimisht debutoi në pjesën të më madhe të botës në Korrik si një alternativë e rrjetit social polarizues të Elon Musk të X. Platforma në pronësi të Meta ka 73 milionë përdorues aktivë krahasuar me 365 milion që ka X.

Një zgjerim në Europë padyshim do të rriste bazën e përdoruesve dhe ndërveprimin në Threads por vetëm koha do të tregojë se deri në çfarë mase do të rritet.

Në Tetor, CEO i Meta Mark Zuckerberg parashikoi se Threads mund të arrijë 1 miliardë përdorues në pak vite. Instagram, të cilin njerëzit e përdorin për të krijuar llogari Threads me shpejtësi, ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë por u deshën 8 vite që të arrinte në 1 miliardë.

Së fundi platforma lançoi opsionin për të fshirë llogarinë Threads pa fshirë Instagramin.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

112,990 L159,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L