Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Microsoft Edge ju ka kursyer përdoruesve një sasi të konsiderueshme të memories RAM

Statistika është akoma më impresionuese sepse vjen vetëm për pajisjet Windows që do të thotë se e përgjithshmja mund të jetë akoma më e lartë.

Microsoft Edge ju ka kursyer përdoruesve një sasi të konsiderueshme të memories RAM

Përditësimi më i fundit që pritet të vijë në Microsoft Edge do ta bëjë një prej shfletuesve më efikasë. Microsoft tha se një prej mjeteve më të spikatura të Edge bën që përdoruesve tu kurset një sasi e madhe e memories RAM.

Përmes një cicërime në Twitter, Microsoft Edge Dev zbuloi se opsioni “Sleeping Tabs” ju ka kursyer përdoruesve 273 petabajt RAM në 28 ditët e fundit.

Statistika është akoma më impresionuese sepse vjen vetëm për pajisjet Windows që do të thotë se e përgjithshmja mund të jetë akoma më e lartë. Konkretisht sipas Microsoft kemi një kursim prej 39.1MB për tab duke kursyer jo vetëm RAM por edhe jetëgjatësinë e baterisë.

Sleeping Tabs – tabet që flenë – u prezantuan për herë të parë nga Microsoft në Dhjetor të 2020-ës kur kompania tha se do të ulte konsumin e RAM me 32% mesatarisht dhe të reduktonte përdorimin e procesorit me 37% në shumicën e rasteve.

Në Gusht të 2021 mjeti u përditësua edhe përdoruesit e Edge do të vërenin tabet e tyre që “flenë” vetëm pas 1 minuti jo-aktivitet.

Statistikat e fundit të Statcounter tregojnë se Microsoft Edge ka humbur terren në gjashtë muajt e fundit. Shfletuesi ka vetëm 4.05% të tregut shumë larg Chrome me 64.35%.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X96

11,490 L
Kurseni: 2,500 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Doogee X93

8,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 30%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TV Lobod 32″ LF32DN5321

15,990 L
Kurseni: 7,000 L
- 20%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

19,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 24%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Imilab KW66 Activity Band

3,790 L
Kurseni: 1,200 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple TV 4K 32GB

16,490 L
Kurseni: 3,500 L

DJI OM 4 SE

14,990 L
 
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi 12X

64,990 L
Kurseni: 10,000 L