Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Mjeti i gjenerimit të imazheve përmes AI nga Meta tashmë ka një uebsajt të dedikuar

Imagine mbështetet në modelin Emu të Meta dhe gjeneron 4 imazhe për çdo kërkesë. Imazhet do të kenë një shenjë në cepin e djathtë poshtë që tregon se janë krijuar me Meta AI.

Mjeti i gjenerimit të imazheve përmes AI nga Meta tashmë ka një uebsajt të dedikuar

Meta lançoi një version të dedikuar të gjeneruesit të imazheve ndërsa teston dhjetëra funksionalitete të AI-së gjeneruese në Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Gjeneruesi i imazheve, quajtur Imagine, u prezantua për herë të parë në Nëntor në evenimentin Connect dhe ka qenë i disponueshëm si pjesë e robotit bashkëbisedues AI të Meta.

Tashmë, me uebsajtin e dedikuar në Imagine.meta.com mjeti do të jetë i disponueshëm për tu përdorur jashtë aplikacioneve të komunikimit të kompanisë. Si mjetet e tjera AI, me Imagine përdoruesit mund të krijojnë imazhe nga kërkesa të thjeshta me tekst.

Imagine mbështetet në modelin Emu të Meta dhe gjeneron 4 imazhe për çdo kërkesë. Imazhet do të kenë një shenjë në cepin e djathtë poshtë që tregon se janë krijuar me Meta AI.

Gjithashtu Meta së shpejti do të fillojë testimin e një sistemi të padukshëm shënjimi që i reziston manipulimit siç është prerja e imazheve, ndryshimi i ngjyrave, screenshot etj.

Çuditërisht uebsajti i Imagien kërkon jo vetëm një llogari Facebook apo Instagram për tu kyçur, por një llogari Meta të cilat u prezantuan në fillim të viti që përdoruesit VR të përdornin pajisjet Quest pa një llogari Facebook.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L