Monedhë

Kategoritë

12 muaj më parë

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm për publikun. Por OpenAI ka vendosur ta bëjë të disponueshëm për hulumtuesit të cilët duan të ndihmojnë me testimin.

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm.

Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm për publikun. Por OpenAI ka vendosur ta bëjë të disponueshëm për hulumtuesit të cilët duan të ndihmojnë me testimin.

OpenAI tregoi për ekzistencën e o3-mini ndërsa Altman tha se pret që lançimi të bëhet në fund të Janarit me modelin standard o3 që do të debutojë menjëherë pas tij.

Siç mund të prisni o3 sjell performancë më të lartë sesa paraardhësi por sa është përmirësimi krahasuar me o1. Në testimin American Invitational Mathematics Examination, o3 arriti një saktësi prej 96.7 përqind. Në kontrast o1 regjistroi një vlerësim vetëm 83.3 përqind.

Aq i fuqishëm është modeli i ri saqë OpenAI tha se u vu në kërkim të testimeve më sfiduese. Një prej tyre ishte ARC-AGI, një testim i aftësisë së algoritmit AI për të mësuar menjëherë. Sipas krijuesit të testimit, ARC Prize, sistemi AI mundte ARC-AGI, një hap i madh drejt arritjes së inteligjencës artificiale të përgjithshme.

Që nga debutimi në 2019-ën, asnjë model AI nuk ka arritur të mund ARC-AGI. OpenAI tregoi edhe modelin o3-mini. Përdoruesit mund të zgjedhin nivele të ndryshme arsyetimi ku në praktikë përcaktohet kohëzgjatja e gjenerimit të një përgjigjeje.

OpenAI tha se o3-mini arrin nivele të ngjashme me o1 në arsyetimi por vetëm me një fraksion të kostos kompjuterike. o3-mini do të jetë i disponueshëm për publikun përpara o3. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 16 Pro Max
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

Price range: 104,990 L through 134,990 L
 
Apple iPhone 16 Pro
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro

Price range: 85,990 L through 95,990 L
 
Apple iPhone 16
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16

Price range: 61,990 L through 91,990 L
 
Samsung Galaxy S24
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

Price range: 44,990 L through 54,990 L
 
Google Pixel 9 Pro XL
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

76,990 L