Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Netflix po zhvillon video seri të animuara të Minecraft

Këtë vit Minecraft feston 15 vjetorin dhe për të festuar këtë objektiv madhor, Netflix dhe Mojang Studios njoftuan se janë duke zhvilluar një seri të animuar të lojës ikonike.

Netflix po zhvillon video seri të animuara të Minecraft

Ndërsa Minecraft u lançua zyrtarisht në 2011-ën, për herë të parë ishte i disponueshëm për publikun në 2009.

Këtë vit Minecraft feston 15 vjetorin dhe për të festuar këtë objektiv madhor, Netflix dhe Mojang Studios njoftuan se janë duke zhvilluar një seri të animuar të lojës ikonike.

Është një shfaqje e animuar e cila po zhvillohet nga studioja Kanadeze WildBrain, e cila është pas serive të animuara Carmen Sandiego dhe Sonic Prime të Netflix.

Kompanitë thanë se seritë do të bazohen në historinë origjinale me karakteret të cilat hedhin dritë mbi botën e Minecraft.

Përgjatë javëve të fundit Mincraft ka lançuar sende të veçanta për të festuar 15-vjetorin si një hartë falas, sfonde apo shtesa. Të gjitha këto mund ti shikoni në uebsajtin e Minecraft.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 36%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Lobod 42″ Smart TV FHD

15,990 L
Kurseni: 9,000 L
- 20%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

ASUS Monitor TUF Gaming 32″, QHD, 170Hz

39,990 L
Kurseni: 10,000 L