Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Një ditë nga debutimi Twitter Fleets shfaqin probleme

Sipas raportimeve, përdoruesit po ankoheshin se Fleets punonin ngadalë dhe ngriheshin saherë që përpiqeshin ta përdornin. Në disa raste çonin edhe në dështimin e aplikacionit.

Një ditë nga debutimi, Twitter tha se disa përdorues duhet të presin edhe ca ditë përpara se të kenë akses në formatin e ri të postimit Fleets.

Llogaria e suportit të rrjetit social në Twitter tha se kompania do të ngadalësojë lançimin e Fleets për të rregulluar disa probleme me performancën dhe stabilitetin. Fleets u bënë të disponueshme më 17 Nëntor pas 8 muajsh testime.

Uebsajti pati probleme të akomodonte të gjithë përdoruesit që po përpiqeshin të provonin formatin e ri.

Sipas raportimeve, përdoruesit po ankoheshin se Fleets punonin ngadalë dhe ngriheshin sa herë që përpiqeshin ta përdornin. Në disa raste çonin edhe në dështimin e aplikacionit.

Twitter pranoi se Fleets po përjetonin probleme dhe ishin duke punuar për ti dhënë një zgjidhje. Uebsajti lançoi opsionin për testuesit e parë në Brazil në muajin Mars. Si çdo adoptim tjetër i formatit Stories të Snapchat, Fleets fshihen pas 24 orësh.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: