Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Numri i përdoruesve aktivë të Facebook në ditë rritet përsëri

Të ardhurat për tre muajt e parë të 2022 u rritën me 7% krahasuar me 2021, duke arritur në 27.9 miliardë dollarë.

Numri i përdoruesve aktivë të Facebook në ditë rritet përsëri

Facebook nuk humbi përdorues në 2022 edhe pse raportoi rritjen më të ulët të të ardhurave në një dekadë. Numri i përdoruesve aktivë në ditë në Facebook u rrit në 1.96 miliardë për tre muajt e parë të vitit raportoi kompania mëmë Meta.

Kjo shënoi një rikthim krahasuar me vitin e kaluar kur rrjeti social raportoi një rënie të numri të përdoruesve për herë të parë.

Ajo rënie shkaktoi humbje miliarda dollarë në vlerën e kompanisë. Që kur ekzekutivët zbuluan rënien në Shkurt, vlera e aksioneve të kompanisë thuajse është përgjysmuar.

Të ardhurat për tre muajt e parë të 2022 u rritën me 7% krahasuar me 2021, duke arritur në 27.9 miliardë dollarë.

Në tërësi fitimet e kompanisë llogariteshin në 7.46 miliardë dollarë. Por Meta përballet me probleme me Apple e cila ka imponuar rregulla të forta privatësie duke i shkaktuar humbje të mëdha në reklamim.

Meta thotë se masat e marra prej Apple mund ti kushtojnë 10 miliardë dollarë humbje në shitje reklamash këtë vit.

Copyright: © PCWorld Albania