Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

OnePlus 12 del në shitje në mbarë botën nga 23 Janari

Plot 24GB RAM janë më shumë sesa gjeni në një laptop pune dhe mbase aq sa gjeni në një kompjuter desktop i përdorur për punë kreative.

OnePlus 12 del në shitje në mbarë botën nga 23 Janari

OnePlus 12 ka debutuar zyrtarisht në Kinë dhe tashmë smartfoni më i fuqishëm i kompanisë po vjen në pjesën tjetër të botës.

OnePlus njoftoi se disponueshmëria globale e OnePlus 12 është data 23 Janar 2024. Telefoni do të jetë i disponuehsme për tu blerë në dyqane dhe operatorë në 50 vende të botës.

Nëse jeni intriguar prej flagshipit më të fundit të kompanisë, pritja nuk do të jetë e gjatë. Telefoni vjen me disa specifika që bien në sy.

Plot 24GB RAM janë më shumë sesa gjeni në një laptop pune dhe mbase aq sa gjeni në një kompjuter desktop i përdorur për punë kreative.

Modeli bazë vjen me 12GB RAM. Për krahasim, iPhone 15 ka vetëm 6GB RAM.

Telefonët ofrojnë deri në 1TB memorie dhe janë pajisur me çipin më të fuqishëm mobil për smartfonët Android, Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3.

Shpejtësitë e karikimit janë gjithashtu impresionuese prej 100W me kabull dhe 50W përmes teknologjisë wireless. Kujtojmë se OnePlus 11 nuk kishte karikim wireless.

Sistemi i kamerave përbëhet nga një sensor kryesor Sony LYT-808 me madhësi 50-megapiksel dhe kamera telefoto periskopike 64-megapiksel. Ekrani me madhësi 6.82-inç AMOLED ka frekuencë 120Hz dhe rezolucion 2K i prodhuar nga grupi Kinez BOE Technology.

Estetikisht ruan ngjashmëri me paraardhësin por ishulli i kamerave të pasme adopton ngjyrën e telefonit. Përveç ngjyrës së zezë mat dhe të bardhës me shkëlqim mund të blini një OnePlus 12 në ngjyrë jeshile.

Çmimi nuk është bërë i ditur ende por në Kinë smartfoni kushton 610 dollarë për modelin bazë dhe 820 dollarë për modelin më të fuqishëm me 24GB RAM dhe 1TB hapësirë.

OnePlus 12 debutoi si pjesë e festimeve të 10 vjetorit të kompanisë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L