Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

OnePlus 8 Pro: Telefoni që Samsung i trembej më së shumti

8 Pro tregon se OnePlus nuk është më numri 2 që fshihet nën hijen e të mëdhenjte. Përkundrazi sjell teknologji të afta të rivalizojnë liderët e industrisë.

Linja më e fundit e flagshipëve të OnePlus janë një alarm për Samsung falë dizajnit të hollë, ekran 120Hz, 5G, kamera më të mira e madje karikim wireless.

8 Pro thjeshton dizajnin e modeleve të vitit të kaluar. Është larguar kamera selfie “pop-up”, zëvendësuar nga një kamër tradicionale “hole-punch”. Ekran elitar 6.78-inç QHD+ është ylli i shfaqjes dhe mbulon pothuajse gjithë pjesën ballore të pajisjes.

Këtë vit frekuenca e rifreskimit është rritur nga 90Hz në 120Hz duke qëndruar në një linjë me Galaxy S20. Diferenca mes ekraneve 60Hz dhe 120Hz është diçka që vihet re lehtësisht gjatë shfletimit të listave, përmbajtjes dhe animacioneve të tjera të cilat janë më të ëmbla në 120Hz.

Ekrani mund të përdoret ose në FHD+ ose QHD+ në 120Hz ndryshe nga Samsung ku 120Hz është i kufizuar vetëm në FHD+.

Pjesa e pasme prej xhami nuk është vetëm një element estetik por i hap rrugë teknologjisë së karikimit wireless. Smartfoni peshon 199 gram dhe është 74.4mm i gjerë e 7gram më i lehtë sesa modeli i kaluar.

Është dukshëm më i rehatshëm për tu mbajtur në duar krahasuar me Galaxy S20 Ultra dhe 2.7mm i gjatë sesa 7T Pro. OnePlus 8T Pro është smartfoni i parë OnePlus me certifikimin IP68 të rezistencës ndaj ujit.

Specifikat

  • Ekrani: 6.78-inç 120Hz QHD AMOLED (513ppi)
  • Procesori: Qualcomm Snapdragon 865
  • RAM: 8 ose 12GB RAM
  • Memoria: 128 ose 256GB UFS 3.0
  • Sistemi Operativ: Oxygen OS 10.5 bazuar në Android 10
  • Kamera: E Pasme 48-megapiksel kryesore, 48-megapiksel e super e gjerë, 8-megapiksel telefoto, 5-megapiksel filter ngjyrash; Ballore 16-megapiksel
  • Konektiviteti: 5G, dy karta SIM, Wi-Fi 6, NFC, Bluetooth 5.1 dhe GPS
  • Rezistencë ndaj ujit: IP68
  • Përmasat: 165.3 x 74.4 x 8.5 mm
  • Pesha: 199 gram
oneplus-8-pro-camera.jpg (1500×1000)

OnePlus 8 Pro ka katër kamera të pasme ku kombinon: një kamër kryesore 48-megapiksel me sensorin e ri të Sony, një kamër 48-megapiksel ultra-wide me sensorin e vitit të kaluar të Sony, një kamër 8-megapiksel telefoto dhe një kamër ngjyrash 5-megapiksel.

Kamera kryesore 48-megapiksel është e shkëlqyer duke prodhuar disa prej fotove me ciësinë, detajet dhe ekspozimin më të mirë nga një smartfon. Modaliteti Auto-HDR menaxhon me saktësi skenat me kontrast të lartë ndërsa performanca në dritë të paktën e diferencon me 7T Pro dhe 8 pa pasur nevojë fare për modalitetin “Night Scape.” Normalisht smartfoni kap foto 12-megapikse duke kombinuar katër pikselë në një të vetëm.

8 Pro ka të njëjtin procesor Qualcomm Snapdragon 865 me 8 ose 12GB RAM si modeli OnePlus 8. Kjo do të thotë performancë e padiskutueshme me teknologjinë 5G.

8 Pro ka gjithashtu jetëgjatësinë e baterisë së OnePlus 8 me 32 orë mes cikleve të karikimit. Tre orë të shfrytëzuara në 4G, në Wi-Fi me ekran FHD+ 120Hz, 50 minuta video, 7 orë Spotify me kufje Bluetooth dhe afro 20 foto. Kjo është ajo çfarë mund të bëni gjatë një dite me baterinë e OnePlus 8 Pro.

8 Pro tregon se OnePlus nuk është më numri 2 që fshihet nën hijen e të mëdhenjte. Përkundrazi sjell teknologji të afta të rivalizojnë liderët e industrisë.

4517.jpg (1210×726)

Ekran fantastika, dizajn elegant, karikim wireless dhe rezistencë ndaj ujit. Softueri është më i miri në Android, jetëgjatësia e baterisë është e lartë dhe eksperienca me ndërfaqen e Android mund qartë Samsung dhe Google.

Copyright: © PCWorld Albania