Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

OnePlus Nord 3 mund të jetë smartfoni buxhetor i vitit që duhet të blini

OnePlus Nord 3 përdor çipin flagship MediaTek Dimensity 9000 shoqëruar nga 16GB RAM. Modeli i kaluar kishte çipin e segmentit të mesëm Dimensity 1300 dhe 12GB RAM.

OnePlus Nord 3 mund të jetë smartfoni buxhetor i vitit që duhet të blini

OnePlus prezantoi Nord, një smartfon i cili sjell përmirësime të ndjeshme mbi Nord 2T deri në një masë që mund ta preferoni telefonin mbi rivalët e ngjashëm.

Telefoni i segmentit të mesëm ka ekran 6.7-inç me frekuencë 120Hz dhe rezolucion 2772×1240. Është një hap i madh përpara krahasuar me ekranin 6.4-inç 90Hz 1080p që kishte paraardhësi.

Gjithashtu përdoruesit do të kenë teknologjinë 80W të karikimit të shpejtë për të cilin kompania thotë se karikon baterinë në 60 përqind për 15 minuta.

OnePlus Nord 3 përdor çipin flagship MediaTek Dimensity 9000 shoqëruar nga 16GB RAM. Modeli i kaluar kishte çipin e segmentit të mesëm Dimensity 1300 dhe 12GB RAM.

Bateria është më e madhe gjithashtu prej 5,000 mAh. Kamera kryesore e pajsijes prej 50-megapiksel është e njëjta me OnePlus 11. Mund të mos jetë kamera më e mirë në treg por ndër më të cilësore për çmimin që ka.

Kamera me kënd të gjerë ka një madhësi prej 8-megapiksel dhe macro prej 2-megapiksel. Kamera selfie ka sensorin 16-megapiksel.

Mbështetja për softuerin është përmirësuar gjithashtu. OnePlus premton 3 vite përditësime madhore për Nord 3 krahasuar me vetëm 2 në Nord 2T. Gjithashtu përdoruesit marrin 4 vite përditësime sigurie.

Nord 3 do të kushtojë 449 euro në Evropë për modelin 8GB RAM dhe 128GB memorie ose 549 euro për modelin 16GB RAM dhe 256GB memorie.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi 12

59,990 L
 

Xiaomi Poco M4 Pro 5G

14,990 L24,990 L