Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

OpenAI lançon një aplikacion zyrtar të ChatGPT për iPhone dhe iPad

Më herët ChatGPT ka qenë i disponueshëm vetëm në uebsajtin e OpenAI. App Store ka hostuar aplikacione që përdornin softuerin e OpenAI por asnjëri ska qenë zyrtar.

OpenAI lançon një aplikacion zyrtar të ChatGPT për iPhone dhe iPad

OpenAI lançoi ditën e sotme një aplikacion për iPhone njoftoi CTO e kompanisë Mira Murati ndërsa një version Android do të vijë të shpejti.

Aplikacioni është i pari zyrtar për ChatGPT, një program softueri që fitoi 100 milionë përdorues menjëherë pas debutoi vitin e kaluar duke detyruar një industri të tërë të adaptohej dhe të fillonte të investonte në gjeneratën e ardhshme të aplikacioneve të inteligjencës artificiale.

OpenAI thotë se aplikacioni mund tu përgjigjet pyetjeve dhe pranon pyetje jo vetëm me tekst por edhe në formatin zanor.

Më herët ChatGPT ka qenë i disponueshëm vetëm në uebsajtin e OpenAI. App Store ka hostuar aplikacione që përdornin softuerin e OpenAI por asnjëri ska qenë zyrtar.

Është falas për tu shkarkuar dhe përdorur por përmban edhe një abonim 20 dollarë në muaj për ChatGPT Plus. Aplikacioni momentalisht është i disponueshëm vetëm në SHBA. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 13 Pro Max

62,990 L66,990 L
 
BEST DEALS

Apple iPhone 13

41,990 L