Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Oppo konkurron Samsung dhe Galaxy Z Flip 5 me Find N3 Flip

Ndërsa ofron një dizajn të ngjashëm me Galaxy Z Flip 5, pajisja e Oppo ndryshon në mënyrën sesi janë aplikuar kamerat dhe që mund ti japë një avantazh.

Oppo konkurron Samsung dhe Galaxy Z Flip 5 me Find N3 Flip

Oppo ka prezantuar zyrtarisht Find N3 Flip, smartfonin më të fundit që paloset në formë guaske gjatë një evenimenti në Kinë.

Vjen 6 muaj pasi filluan shitje ndërkombëtare të paraardhësit Find N2 Flip dhe vetëm një muaj pasi Samsung prezantoi gjeneratën më të fundit të Galaxy Z Flip.

Një debutim global mbetet mister për Find N3 Flip por Oppo thotë përmes një njoftimi për shtyp se do të ndodhë së shpejti.

Ndërsa ofron një dizajn të ngjashëm me Galaxy Z Flip 5, pajisja e Oppo ndryshon në mënyrën sesi janë aplikuar kamerat dhe që mund ti japë një avantazh.

Krahasuar me sistemin e kamerave 12-megapiksel kryesore dhe 12-megapiksel ultrawide në Z Flip 5, Find N3 ka tre kamera të pasme me brendin e Hasselblad të ngjashme me sistemin e kamerave të Oppo Find X6 Pro.

Ky sistem përmban një sensor telefoto 32-megapiksel, një sensor ultrawide 48-megapiksel 114 gradë dhe një sensor 50-megapiksel kryesor. Kamera selfie ka një sensor 32-megapiksel.

Find N3 Flip vjen me 12GB memorie dhe është i disponueshëm në dy variante: 256GB hapësirë për 932 dollarë dhe 512GB hapësirë për 1042 dollarë.

Ndërkombëtarisht pritet që N3 Flip të kushtojë po aq sa Z Flip 5 prej 999 dollarë për modelin bazë.

Telefoni ka një trashësi prej 16.4mm i mbyllur dhe 7.8mm i hapur duke peshuar 198 gram, ose 11 gram më shumë sesa Z Flip.

Find N3 ka një ekran të brendshëm prej 6.8-inç 403ppi 120Hz dhe të jashtëm prej 3.26-inç me 250ppi. Kujtojmë se Flip 5 ka ekran 6.7-inç 120Hz 425ppi të brendshëm dhe 3.4-inç 306ppi të jashtëm.

Find N3 Flip ruan të njëjtin kapacitet baterie prej 4300mAh dhe karikohet me 44W.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L