Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Përdorues të iPhone në 92 vende të botës u paralajmëruan për sulme kibernetike nga Apple

Kompania përdor informacione dhe hetime të brendshme për të identifikuar sulmet. Nuk është hera e parë që Apple dërgon një njoftim të tillë.

Përdorues të iPhone në 92 vende të botës u paralajmëruan për sulme kibernetike nga Apple

Disa përdorues të iPhone në 92 vende të botës morën papralajmërime në pajisjet e tyre ditën e Mërkure.

Apple ju dërgoi këto paralajmërime përdoruesve të cilëve mendon se kanë qenë objektiv i sulmeve me spyuer raportoi TechCrunch.

Apple beson se ju po shënjestroheni nga një sulm mercenar me spyuer i cili po përpiqet tu kompromentojë iPhone e lidhur me Apple -xxx-,” shkruhej në mesazh.

Paralajmërimet e Apple shkuan më tutje duke ndarë informacion shtesë rreth incidentit.

Ky sulm me shumë gjasa ju ka vënë specifikisht juve në shënjestër për shkak të asaj çfarë jeni dhe çfarë bëni. Edhe pse asnjë nuk është e mundur të arrihet siguria e plotë gjatë zbulimit të sulmeve të tilla, Apple beson fort në këtë paralajmërim – andaj merreni seriozisht,” vijonte paralajmërimi.

Apple shpjegoi se nuk mund të ofronte asnjë informacion lidhur me shkaqet e këtyre mesazheve sepse do të ndihmonte hakerët të shmangin zbulimet e sulmeve në të ardhmen.

Kompania përdor informacione dhe hetime të brendshme për të identifikuar sulmet. Nuk është hera e parë që Apple dërgon një njoftim të tillë.

Që prej 2021, individët në 150 vende të botës janë paralajmëruar me mesazhe të tilla, kryesisht gazetarë dhe politikanë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15

73,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 12 Pro Max

44,990 L49,990 L
 

Apple iPhone 12 Pro

37,990 L41,990 L