Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Përdoruesit e Clubhouse mund të dëgjojnë bisedat nga shfletuesi

Gjithashtu kompania përditësoi funksionalitetin e shpërndarjes dhe kur jeni i ftuar në një dhomë, mjafton të përdorni butonin Share në fund të ndërfaqes për të shpërndarë një lidhje të sesionit në një rrjet social apo aplikacion komunikimi.

Përdoruesit e Clubhouse mund të dëgjojnë bisedat nga shfletuesi

Që nga debutimi në 2020-ën, për tu bërë pjesë e bisedave në Clubhouse duhej të përdornit aplikacionin. Por kompania ka vendosur ta ndryshojë këtë dhe përdoruesit në SHBA që prej javës së kaluar kanë filluar të dëgjojnë regjistrimet dhe dhomat live nga një shfletues në web.

Madje nuk keni pse të jeni të regjistruar për ti dëgjuar këto biseda. Clubhouse tha se funksionaliteti është eksperimental dhe mund të ketë probleme. Në muajt në vijim do të ofrohet për më shumë vende të botës nëse përdoruesit e shfrytëzojnë masivisht.

Gjithashtu kompania përditësoi funksionalitetin e shpërndarjes dhe kur jeni i ftuar në një dhomë, mjafton të përdorni butonin Share në fund të ndërfaqes për të shpërndarë një lidhje të sesionit në një rrjet social apo aplikacion komunikimi.

Kur zgjidhni opsionin e parë mund të shtoni edhe një përshkrim të dhomës. Të dy opsionet e bëjnë platformën më të aksesueshme për të gjithë ndërsa kujtojmë se në ditët e saj të para platforma ofrohej vetëm përmes një sistemi ftesash.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: