Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Përdoruesit mund të ndajnë blerjet në App Store me familjen

Në Qershor Apple e kishte paralajmëruar këtë ndryshim me Big sur dhe blerjet vlejnë në iOS, iPadOS dhe macOS. Aktivizimi i Family Sharing duhet të bëhet manualisht.

Përdoruesit mund të ndajnë blerjet në App Store me familjen

Nëse keni dëshiruar ndonjëherë që një blerje të bërë në App Store ta ndani me familjen tuaj, atëherë ka ardhur momenti. Ditën e sotme Apple tha se abonimet dhe blerjet njëherëshe mund të ndahen mes anëtarëve të familjes.

Nëse blini një send që konsumohet, si monedha në një lojë, ju do të jeni përsëri i vetmi që mund ti blini por nëse blini një version pro të një aplikacioni apo hiqni reklamat prej tij, atëherë ai mund të bëhet i disponueshëm edhe për familjen.

Në Qershor Apple e kishte paralajmëruar këtë ndryshim me Big sur dhe blerjet vlejnë në iOS, iPadOS dhe macOS. Aktivizimi i Family Sharing duhet të bëhet manualisht.

Në App Store një opsion ri “Share New Subscriptions” është aktivizuar automatikisht për njerëzit të cilët përdorin Family Sharing. Për të aksesuar blerjet brenda aplikacioneve nga një anëtar familjeje, aplikacioni duhet të shkarkohet nga historiku i blerjeve të familjes. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L