Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Performanca gaming me procesorët e gjeneratës së 12-të dhe 13-të Intel do të rritet ndjeshëm

Më herët kompania kishte thënë se APO ishte dizajnuar vetëm për disa procesorë të gjeneratës së 14-të (Raptor Lake Refresh) dhe kryesisht variantet K të çipeve.

Performanca gaming me procesorët e gjeneratës së 12-të dhe 13-të Intel do të rritet ndjeshëm

Intel ka nisur planet për të sjellë APO (Application Performance Optimization) në modelet e vjetra të procesorëve të gjeneratës së 12-të dhe 13-të.

Më herët kompania kishte thënë se APO ishte dizajnuar vetëm për disa procesorë të gjeneratës së 14-të (Raptor Lake Refresh) dhe kryesisht variantet K të çipeve.

Teknologjia solli rritje performance në disa video lojëra deri në 32 përqind ndërsa kompania reklamonte 16 përqind dhe 13 përqind rritje performancë për procesorët e gjeneratës së 14-të për titujt si Metro Exodus dhe Rainbow Six: Siege.

Përmes teknologjie bërthamat E përdoreshin brenda lojërave por gjithashtu funksionon më shpejtë kur ju kërkohej. Fillimisht Intel u kritikua për reduktimin e APO vetëm për gjeneratën e 14-të duke qenë se gjenerata e 12-të dhe 13-të kishin arkitekturë dhe dizajn të njëjtë të bërthamave Gracemont E-Cores.

Megjithatë në evenimentin CES 2024 Intel tha se do të sillte APO për gjeneratat e vjetra dhe do të shtoheshin tituj e lojërave që mbështeteshin në 14 si: Guardians of Galaxy, F1 22, Strange Brigade, World War Z, Dirt 5 dhe World of Warcraft.

Intel tha se edhe procesorët e gjeneratës së 14-të për laptopët Raptor Lake-HX Do të mbështesnin APO-në. Një përditësim BIOS do të aktivizojë plotësisht teknologjinë në pllakat amë të serive 600 de 700.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L