Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Plani i ri Netflix me reklama mbërrin më 3 Nëntor

Reklamat do të jenë spote 15-30 sekondëshe dhe do të luhen përpara dhe gjatë shfaqjeve. Reklamat do të shfaqen sipas vendit dhe zhanrit të përmbajtjes që shikoni.

Plani i ri Netflix me reklama mbërrin më 3 Nëntor

Photo Source: Brandon Bell/Getty Images

Plani tarifor me reklama i Netflix më në fund ka një datë dhe tashmë është e qartë se çfarë duhet të sakrifikojnë përdoruesit për një çmim më të ulët.

Plani i ri “Basic with Ads” do të jetë i disponueshëm nga data 3 Nëntor për 7 dollarë në muaj. Fillimisht do të ofrohet vetëm në 12 vende të botës si SHBA, Britania, Australia, Brazili, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Meksika, Koreja e Jugut dhe Spanja.

Përdoruesit do të humbasin më tepër sesa thjeshtë të shohin reklama të cilat do të shfaqen për 4-5 minuta për çdo orë film. Do të jeni të kufizuar në rezolucionin 720p/HD ndërsa licencimi do të ndalojë shikimin e disa filmave dhe shfaqjeve televizive specifike.

Reklamat do të jenë spote 15-30 sekondëshe dhe do të luhen përpara dhe gjatë shfaqjeve. Reklamat do të shfaqen sipas vendit dhe zhanrit të përmbajtjes që shikoni.

Incentivat për të përdorur një plan më të kushtueshme ende ekzistojnë. Me planin e ri Netflix shpreson ta bëjë shërbimin të aksesueshëm për një audiencë më të gjerë.

Platforma ka humbur abonentë në muajt e fundit dhe plani i ri mund ta ndihmojë të tërheqë konsumatorë të rinj ose të mbajë ato ekzistuesit. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 48%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,290 L
Kurseni: 1,200 L