Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Popullariteti i Windows 10-ës mbetet i lartë edhe në 2023

Microsoft është përpjekur vazhdimisht të shtyjë njerëzit nga Windows 10 në Windows 11 që kur ky i fundit mbërriti në Tetor 2021.

Popullariteti i Windows 10-ës mbetet i lartë edhe në 2023

Me përditësimin e fundit të dërguar në 2022 dhe i gjithë diskutimi që po përqendrohet tek Windows 12, njerëzit mund të mendojnë se popullariteti i Windows 10-ës është në rënie.

Sipas të dhënave më të fundit sistemit operativ është po aq popullor në fund të 2023 sa ishte në fund të 2022 dhe gjendet i instaluar në 7 nga 10 kompjuterë Windows në mbarë botën.

Sipas StatCounter Windows 10 e mbylli 2023 me 67.42 përqind të tregut. Plot 12 muaj më parë statistika ishte thuajse e njëjtë me 67.95 përqind të tregut.

Microsoft është përpjekur vazhdimisht të shtyjë njerëzit nga Windows 10 në Windows 11 që kur ky i fundit mbërriti në Tetor 2021. Ndërsa versioni më i fundit i sistemit operativ ka shikuar pjesën e tij të tregut të rritet me 10 përqind në 12 muajt e fundit, nuk ka ritmin e rritjes së dëshiruar nga Microsoft.

Në Dhjetor të 2023 Windows 11 ishte instaluar në vetëm ¼ e kompjuterëve në mbarë botën. Kujtojmë se Windows 10 do të arrijë fundin në Tetor të 2025 dhe më pas nuk do të marrë më përditësime.

Përdoruesit duhet të paguajnë për të marrë tre vite të tjera përditësime sigurie që konsiderohet kritike.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 30,000 L
- 12%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 20,000 L