Televizorët dhe smartfonët janë duke adoptuar ekranet OLED mbi ato LCD ku i pari ofron ngjyra më të forta dhe kontrast më të thellë për videot me rezolucion të lartë.
Apple do të përdorë ekranet OLED për të gjitha modelet iPhone që do të debutojnë në 2025 duke u distancuar përgjithnjë nga ekranet LCD raportoi media Japoneze Nikkei ditën e Marte.
Televizorët dhe smartfonët janë duke adoptuar ekranet OLED mbi ato LCD ku i pari ofron ngjyra më të forta dhe kontrast më të thellë për videot me rezolucion të lartë.
Kjo lëvizje do të thotë se kompanitë Japoneze Sharp dhe Japan Display nuk do të prodhojnë më pjesë për Apple. Kompania ka bërë porositë për ekranet OLED për modelin e ardhshëm iPhone SE nga gjiganti Kinez BOE Technology dhe ai Koreano-Jugor LG Display sipas Nikkei.
Sharp dhe Japan Display kishin 70 përqind të prodhimit të ekraneve për iPhone një dekadë më parë por furnizonin Apple vetëm me ekrane LCD dhe asnjëherë nuk prodhuan në masë ekrane OLED për smartfonët.
Apple për herë të parë përdori panelet OLED në iPhone X prezantuar në 2017-ën dhe që atëherë modelet Pro dhe Pro Max kanë ardhur gjithnjë me ekrane OLED.
Gjithashtu në gjeneratën e fundit të iPad Pro Apple solli ekranet OLED.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë