Raporti thotë se modelet Ryzen 9 do të kenë vetëm bërthama performance Zen 5 ndërsa APU-të do të ngelen me bërthamat Zen 4.
Çipet AMD Zen 4 ende nuk kanë debutuar ndërsa spekulimet për Zen 5 kanë filluar. Detaje të reja rreth arkitekturës së Zen 5 flasin për ndryshime të mëdha dhe rritje të ndjeshme performance krahasuar me Zen 4.
Insajderi i industrisë RedGamingTech përmes një video në YouTube tha se çipet AMD Zen 5 do të kenë arkitekturë hibride të ngjashme me Intel dhe Apple.
Kjo do të thotë një kombinim i bërthamave Zen 5 të performancës dhe efikasitetit Zen 4. Raporti thotë se modelet Ryzen 9 do të kenë vetëm bërthama performance Zen 5 ndërsa APU-të do të ngelen me bërthamat Zen 4.
RedGamingTech gjithashtu pretendon se procesorët Zen 5 do të vinë me arkitekturë të modifikuar që prek të tre nivelet e cache. L1 Cache që është i ndërtuar në procesor dhe që është më e vogla dhe më e shpejta do të rritet në mënyrë drastike.
L2 do të ketë ndryshime dhe të unifikohet njëlloj si L3 në Zen 3.
Së fundi RedGamingTech parashikon rritje të IPC (Instructions per Clock” me 30%. Numri i bërthamave me Ryzen 8000 do të dyfishohet gjithashtu me modelet e rangut të lartë deri në 32 të tilla. Kujtojmë se Ryzen 9 5950X ka 16 bërthama fizike.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë