Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Qualcomm prezanton procesorin e dytë ARM për laptopët Windows

Qualcomm ka pretendime të mëdha edhe për efikasitetin. X Plus ofron 37 përqind më shumë performancë sesa Core Ultra 7 155H me të njëjtin konsum energjie.

Qualcomm prezanton procesorin e dytë ARM për laptopët Windows

Vjeshtën e vitit të kaluar Qualcomm prezantoi një çip që mund të konsiderohet revolucionar, Snapdragon X Elite. Dhe ndërsa jemi duke pritur ende që ky procesor të shfaqet në pajisjet e para Windows, Qualcomm ka vendosur të zgjerojë linjën Snapdragon X Plus.

I ngjashëm me X Elite, X Plus është i bazuar në të njëjtën arkitekturë 4-nanometër Oryon bazuar në ARM. Ajo çfarë e dallon çipin e ri është se ofrohet për laptopët më buxhetorë dhe si i tillë ka vetëm 10 bërthama procesorike nga 12 që ka X Elite si dhe me frekuencë të reduktuar nga 3.8Ghz në X Elite në 3.4Ghz.

Ajo çfarë nuk ka ndryshuar është XPU Hexagon e cila është e njëjta me 45 TOPS performancë machine learning. Ky detaj ka një rëndësi të veçantë duke qenë se Microsoft kërkon që latopët të kenë 40 TOPS performancë që elementë të Copilot AI të funksionojnë.

Qualcomm ka pretendime të mëdha edhe për efikasitetin. X Plus ofron 37 përqind më shumë performancë sesa Core Ultra 7 155H me të njëjtin konsum energjie.

Vendosur përballë çipeve të tjera ARM, Qualcomm thotë se X Plus është 10 përqind më i shpejtë sesa Apple M3. X Plus prodhoi 12,905 pikë në GeekBench dhe 852 pikë në Cinebench 2024.

Është një demonstrim premtues për çipin e dytë të Qaulcomm bazuar në arkitekturën Oryon. Edhe pse testimet reale do të tregojnë vlerën e tyre, këto procesorë ende duhet të përshtaten me Windows që të sigurohet një tranzicion i lehtë dhe i shpejtë siç Apple bëri nga çipet Intel në çipet e saj me kompjuterët Mac.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: