Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Rrjeti social Bluesky shton opsionin e tematikave popullore

Funksionaliteti i ri gjendet duke klikuar ikonën e kërkimit në fund të ekranit në aplikacionin mobil ose në panelin e majtë në ueb. Lista e tematikave më popullore shfaqet poshtë shiritit të kërkimit.

Rrjeti social Bluesky shton opsionin e tematikave popullore

Një dhuratë e veçantë për këtë fundviti nga Bluesky është një funksionalitet i ri i tematikave trend në aplikacionin mobil ku përdorues mund të shohin cilat tema janë popullore aktualisht në rrjetin social.

Funksionaliteti i ri gjendet duke klikuar ikonën e kërkimit në fund të ekranit në aplikacionin mobil ose në panelin e majtë në ueb. Lista e tematikave më popullore shfaqet poshtë shiritit të kërkimit.

Duke klikuar njërën prej tyre mund të aksesoni postimet që kanë të bëjnë me të. Nëse dëshironi të mos e shikoni këtë listë, atëherë klikoni butonin e vogël “x” në cepin e djathtë lartë ose shkoni në  Settings > Content & Media dhe çaktivizoni opsionin Enable Trending Topics.

Sipas njoftimi nga Bluesky, funksionaliteti është akoma nën testim dhe do të modifikohet ose përmirësohet me përshtypjet e përdoruesit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Google Pixel 9
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9

Price range: 53,990 L through 59,990 L
 
Google Pixel 9 Pro XL
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

76,990 L
 
Samsung Galaxy S24
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

Price range: 44,990 L through 54,990 L
 
Apple iPhone 16 Pro Max
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

Price range: 104,990 L through 134,990 L
 
Apple iPhone 16 Pro
SAPO ERDHI

Apple iPhone 16 Pro

Price range: 85,990 L through 95,990 L