Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Samsung lançon versionet e para beta për seritë Galaxy S24

One UI 7 beta po bëhet aktualisht i disponueshëm për seritë Galaxy S24. Samsung ka përmendur se versioni stabil do të mbërrijë me Galaxy S25 vitin e ardhshëm.

Samsung lançon versionet e para beta për seritë Galaxy S24

Pas shtyrjeve të vazhdueshme, Samsung One UI 7 beta ka mbërritur më në fund. Është një prej përditësimeve më të mëdha që One UI ka marrë ndonjëherë duke ndryshuar eksperiencën dhe ndërfaqen e platformës bazuar në Android 15.

Siç ka ndodhur në të kaluarën, betat One UI bëhen të disponueshme në disa vende të botës fillimisht dhe më pas zgjerohen në rajone në Europë dhe pjesën tjetër të botës.

One UI 7 beta po bëhet aktualisht i disponueshëm për seritë Galaxy S24. Samsung ka përmendur se versioni stabil do të mbërrijë me Galaxy S25 vitin e ardhshëm.

Për të instaluar betan duhet të regjistroheni në program përmes aplikacionit Samsung Members. Hapni aplikacioni dhe më pas shtypni mbi banerin e One UI 7 në krye të ekranit.

Sapo të regjistroheni, përditësimi do të bëhet i disponueshëm për shkarkim brenda pak minutash. Përpara se të instaloni një version eksperimental të sistemit operativ sigurohuni që keni krijuar kopje rezervë të të dhënave tuaja.

Mos harroni se një version beta do të ketë gjithnjë probleme dhe duke qenë se  One UI 7 është shtyrë disa herë, ky version eksperimental mund të provojë më problematik sesa ndodh rëndom. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Samsung Galaxy S24
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

Price range: 44,990 L through 54,990 L
 
Samsung Galaxy S23 Ultra
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

74,990 L
 
Samsung Galaxy S23 Ultra

Samsung Galaxy S23 Ultra

Price range: 39,990 L through 44,990 L
 
Google Pixel 9
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9

Price range: 53,990 L through 59,990 L
 
Google Pixel 9 Pro XL
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9 Pro XL

76,990 L
 
Samsung Galaxy A16 4G
SUMMER TIME ONLINE

Samsung Galaxy A16 4G

Price range: 11,490 L through 14,990 L