Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Samsung prezanton BESPOKE AI™ në IFA 2023

Lavatriçe dhe tharëse, kombinimi i mundësuar nga teknologjia e pompës së nxehtësisë me inverter digjital

Samsung prezanton BESPOKE AI™ në IFA 2023

Samsung Electronics prezantoi kombinimin e ri të lavatriçes dhe tharëses BESPOKE AI™ me teknologjinë e pompës së nxehtësisë me inverter digjital në IFA 2023, në ekspozitën me përmasa të madha të elektronikës, në Berlin. Ky modeli eliminon vështirësinë e transferimit të rrobave nga lavatriçja në tharëse në vetëm një hap. Lavatriçja dhe tharësja Bespoke AI ofron një kapacitet të madh larës prej 25 kg dhe një kapacitet prej 13 kg të tharëses, e cila ka një aftësi tharjeje me pompë nxehtësie, duke ofruar funksione inteligjente për t’u dhënë konsumatorëve më shumë fleksibilitet.

“Kombi i parë i lavatriçes dhe tharëses BESPOKE AI™ i Samsung me teknologjinë e pompës së nxehtësisë me inverter digjital jo vetëm që e bën shumë më të lehtë larjen e rrobave duke siguruar transferim e ngarkesës pa probleme, por gjithashtu kursen hapësirë,” tha Junhwa Lee, EVP dhe Shef i Ekipit të Eksperiencës së Klientit i Biznesit të Pajisjeve Dixhitale në Samsung Electronics. “Përvoja e larjes së rrobave tani mund të jetë më e këndshme dhe më e lehtë, duke kursyer gjithashtu energji falë teknologjisë AI Energy Mode në SmartThings Energy.”[1]

Kurseni hapësirë me kombinimin e ri të lavatriçes dhe tharëses BESPOKE AI™

Modeli i lejon përdoruesit të kursejnë hapësirë në shtëpitë e tyre pasi zë më pak hapësirë sesa instalimi i dy makinerive, duke ofruar dy proçese të plota lavanderi në një makinë. Konsumatorët që përpiqen të përfitojnë më shumë hapësira në shtëpitë e tyre, tani e kanë më të lehtë. Dizajni i tij i thjeshtë BESPOKE dhe i sheshtë  përshtatet në mënyrë harmonike me hapësirën e brendshme të shtëpisë, si dhe me çdo pajisje tjetër apo mobilje.

Proçesin më i lehtë larje

Veçoritë e modelit dhe cikleve që ky kombinim ofron, janë krijuar për t’u dhënë përdoruesve një përvojë më fuksionale dhe më praktike. Kur konsumatorët përdorin lavatriçen dhe tharësen BESPOKE AI, ata mund ta kontrollojnë atë në mënyrë më intuitive dhe të zgjedhin programin e larjes dhe tharjes lehtësisht përmes ekranit të gjerë LCD. Ekrani tregon gjithashtu raporte informative në fund të ciklit larës për referencë të përdoruesve.

Me AI Wash[2], kombinimi BESPOKE AI™ lavatriçe dhe tharëse arrin të dalloj peshën, butësinë e materialeve[3] dhe nivelin e ndotjes së rrobave bazuar në turbullirën e ujit, duke optimizuar kështu sasinë e ujit dhe detergjentit e nevojshëm për çdo proçes larje. Duke përdorur këtë informacion, kombinimi BEPOKE AI rregullon vazhdimisht kohën e njomjes, shpëlarjes dhe centrifugimit për të arritur rezultate sa më efikase.

Funksionet automatike dhe inteligjente

Samsung ofron teknologjitë e tij inovative për të ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë me efikasitet pajisjet e tyre. Pasi të përfundojë cikli larës, dera e lavatriçes hapet automatikisht në mënyrë që përdoruesit të mund të nxjerrin rrobat me më pak përpjekje.

Gjithashtu, funksioni i cili lëshon ajër të lagësht dhe të nxehtë, ofron pastërti në kazanin e lavatriçes. Kjo pajisje ofron  sistem  pastrimi automatik falë nxehtësisë, i cili ndikon gjithashtu në cilësinë e lartë të tharjes. Kombinimi BESPOKE AI gjithashtu ka të integruar modalitetin e energjisë AI në SmartThings Energy[4], duke ofruar kursim inteligjente të energjisë.

Samsung do të prezantoj linjën e tij më të fundit të pajisjeve digjitale duke përfshirë edhe kombinimin e ri BESPOKE AI™ Washer & Dryer Combo në eventit IFA 2023, më 1 shtator.

[1] E disponueshme në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

[2] Referuar për AI OptiWash™ për SHBA

[3] Për të parandaluar konsumimin. Bazuar në algoritmin e AI.

[4] E disponueshme në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L81,990 L
 

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

32,990 L34,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S20 5G

19,990 L49,100 L